Art&Argëtim

Modele, balerin dhe moderatore! 'Big Brother VIP Albania', 4 personazhet që përfliten si konkurentë

Pjesë e formatit do jenë: Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli dhe modelja e njohur Kejvina Kthella.

2 Dhjetor 2022, 11:28 Nga A.B
Modele, balerin dhe moderatore! 'Big Brother VIP Albania', 4
Big Brother VIP.

TIRANË- Big Brother VIP në Shqipëri pritet të startojë në fund të muajit dhjetor. Teksa ditët po i afrohen natës së madhe, shtohen aludimet për personat e njohur që do bëhen pjesë e këtij show. 

Deri më tani, janë 4 emra VIP që thuhet se do marrin pjesë në këtë reality show. Media rozë 'Kryefjala' së fundmi ka zbuluar se koreografi i njohur Albi Nako do bëhet pjesë e kësaj eksperience.

Modele, balerin dhe moderatore! 'Big Brother VIP Albania', 4

Po ashtu, është zbuluar se pjesë e formatit do jenë: Kiara Tito, Jori Delli dhe modelja e njohur Kejvina Kthella.

Modele, balerin dhe moderatore! 'Big Brother VIP Albania', 4

Ka qënë revista "Vip Magazine" e cila ka zbuluar se modelja do të jetë pjesë e këtij formati.

Edhe kur ishte e ftuar në "Goca dhe Gra", Kejvina shprehu dëshirën për të qenë pjesë e "Big Brother VIP".

“Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë. Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jem me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”, tha ajo.

Teksa këto emra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga moderatorja Arbana Osmani dhe nga stafi, ne jemi ende në pritje për të formuar 'puzzel-in' e plotë të të gjithë konkurentëve. 

big brother albania vip

Sondazh

Poll