Art&Argëtim

Reagimi i Adele ndaj një filtri në Instagram u bë viral, këngëtarja: Nuk dukemi kështu

Adele u shfaq e “frikësuar” kur pa veten e saj ndryshe në kamerën e celularit të një fanseje.

2 Dhjetor 2022, 08:41 Nga A.B

Reagimi i Adele ndaj një filtri në Instagram u bë viral,

BRITANI- Adele shprehu mospëlqimin e saj për filtrat e Instagramit në mënyrën më të qartë të mundshme. Këngëtarja me famë ndërkombëtare, në një video që u bë shumë shpejt virale, ripërcaktoi konceptin e bukurisë me një thënie të saj. Më konkretisht, Adele u shfaq e “frikësuar” kur pa veten e saj ndryshe në kamerën e celularit të një fanseje.

Pervec te qeshurave qe shkaktoi reagimi i saj, interpretuesja e famshme dhe e nderuar me shume çmime britanike arriti te dërgonte indirekt mesazhin e saj. Gjatë shfaqjeve të saj në Las Vegas, Adele iu afrua një fanseje e cila po shijonte performancat e saj live në skenën e Colosseum në Caesars Palace. Por kur ajo pozoi për të bërë një selfie me të, kuptoi se dukej krejtësisht e ndryshuar, nga ngjyra e lëkurës, deri në madhësinë e buzëve.

"Zot, çfarë më ke bërë në fytyrë? Hiq atë ilaç nga fytyra ime” vazhdoi ajo dhe u largua për pak nga kamera, për t’u kthyer pas disa sekondash dhe pyeti admiruesen e saj, arsyen pse përdor filtra të tillë: “Nuk dukemi kështu e dashura ime” .

adele

Sondazh

Poll