Politike

Negociatat me BE-në, Soreca zbardh takimin me Hahn: Në funksion të 18 tetorit vijoni me reformat

5 Shtator 2019, 05:59 Nga DOSJA
Negociatat me BE-në, Soreca zbardh takimin me Hahn: Në funksion

Shqipëri- Për çështjen e negociatave me BE-në, ambasadori Luigi Soreca ka deklaruar së fundmi se ka informuar Johannes Hahan për situatën dhe zhvillimet politike në vend.

“Kënaqësi për të informuar komisionerin Hahn për zhvillimet më të fundit të situatës politike në Shqipëri. Në funksion të vendimit të tetorit për hapjen e negociatave të pranimit, është thelbësore që  të vazhdohet me  përqendrimin në ofrimin e procesit të reformës.”, shkruan ai në Twitter.

Në prezantimin e progres-raportit në maj të këtij viti për ecurinë e vendit tonë euro-komisioneri Johannes Hahn deklaroi se Shqipëria ka bërë progres, dhe ka përmbushur reforma të cilat duhen shpërblyer nga Bashkimi Evropian.

Pak ditë më parë në konferencën e ambasadorëve të BE-së, shefja e diplomacisë Federica Mogherini deklaroi se integrimi i kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor është në dobi të të gjithëve.

Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër  hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi soreca negociatat me be takimi soreca haha luigi soreca negociatat me be takimi soreca haha

Sondazh

Poll