Sport

GRUPI F/ Lukaku 'lë në baltë' Belgjikën mes shtyllës dhe gafave, Kroacia dhe Maroku në raundin tjetër

Belgjika nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit të Grupit F dhe eliminohet nga Botërori.

1 Dhjetor 2022, 18:05 Nga DOSJA

GRUPI F/ Lukaku 'lë në baltë' Belgjikën mes

KATAR- Belgjika nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit të Grupit F dhe eliminohet nga Botërori. Në një ndeshje shumë të ekuilibruar plot shanse, mundësitë më ideale i kishte Lukaku, i cili hyri në fushë në pjesën e dytë. Sulmuesi i Interit goditi shtyllën në minutën e 61', ndërsa në vijim, sërish lojtari i Interit që në minutën e 90-të shpërdoroi një rast për të vënë duart në kokë teksa gaboi para portës së boshatisur.

'Djajtë e Kuq' i thonë lamtumirë aktivitetit, ndërsa nënkampionët në fuqi e mbyllin në vendin e dytë dhe do të përballen me fituesin e Grupit E. Maroku mposhti 1-2 Kanadanë dhe ia del të kualifikohet për në fazën tjetër, madje duke e mbyllur në vendin e parë Grupin F. Vendimtar për kombëtaren afrikane, golat e Ziyech 4' dhe En Nesyri në 23' shënuan për Marokun,ndërsa për kanadezët ishte një autogol i Aguerd në të 40-tën.

E.Ç (Dosja.al)

belgjika kupa e botes

Sondazh

Poll