Politike

Alibeaj: Në progres-raport të theksohet mosadresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet

Alibeaj tha se dominon keqpërdorimin e aseteve e burimeve shtetërore nga partia në pushtet përgjatë fushatës zgjedhore

1 Dhjetor 2022, 17:43 Nga F.M
Alibeaj: Në progres-raport të theksohet mosadresimi i rekomandimeve
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj

BRUKSEL- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, theksoi shqetësimin e ngritur nga progres raporti i fundit të Komisionit Europian për vitin 2022. I pranishëm në Bruksel, Alibeaj tha se mosadresimi i një sërë rekomandimeve të ngritura në rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku sipas tij dominon keqpërdorimin e aseteve e burimeve shtetërore nga partia në pushtet përgjatë fushatës zgjedhore, është me rëndësi.

"Duke sjellur rastin e Durrësit, ku kryetaria e bashkisë u gjobit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për shkak të shkeljeve të rënda të Kodit Zgjedhor për përdorimin e aseteve publike përgjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme lokale të Marsit 2022, ku dëshmohet qartësisht se praktikat e blerjes së votës, të masivizuara përgjatë zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021, kërkojmë adresim gjithëpërfshirës për cështjen e transparencës së financimeve të partive politike për të qënë në kuadër me standartet ndërkombëtare dhe ato të BE. Gjithashtu rrjedhja e të dhënave të 900 mijë qytetarëve shqiptarë me informacione sensitive, duke përfshirë dhe preferencën zgjedhore, përbëjnë një ndër rastet më flagrante të cënimit të sigurisë së votës së lirë, cka dhe progres raporti i KE e ka ngritur si ndër cështjet më qetësuese. Cështje kjo ende e paadresuar në mënyrë përfundimtare nga institucionet kompetente gjyqsore,"- tha Alibeaj. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll