Politike

Prishja e 'Prestige', Meta: E ka resortin me leje, Edi Rama është skizofren

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se resort është me leje dhe se aksioni është një hakmarrje primitive dhe skizofrenike e Edi Ramës.

1 Dhjetor 2022, 16:20 Nga I.A
Prishja e 'Prestige', Meta: E ka resortin me leje, Edi Rama
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar shembjen e resortit 'Prestige'. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se resort është me leje dhe se aksioni është një hakmarrje primitive dhe skizofrenike e Edi Ramës.

Postimi i Plotë:

Pesë vjet më parë konfirmonte zyrtarisht se "Prestige Resort" ishte me leje ndërsa sot pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, me një hakmarrje primitive dhe skizofrenike. Koha për t'i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!

Më 2 shtator, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nisi prishjen e 2 pishinave që sipas tyre janë pa leje dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo ndërhyrje solli në atë kohë reagime të shumta politike nga të dyja palët. Drejtuesit e resortit akuzojnë qeverinë ndërsa kjo e fundit me anë të një reagimi nga ana e ministrisë së Brendshme sqaroi se aksioni i IMT-së është komfort regullave. 

ilir meta

Sondazh

Poll