Politike

Zbardhet Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian: BE i shqetësuar për korrupsionin, mosndëshkueshmërinë dhe lirinë e medias

1 Dhjetor 2022, 16:33 Nga DOSJA

Zbardhet Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian: BE i shqetësuar

BRUKSEL- Ditën e sotme në Bruksel është diskutuar edhe njëherë në lidhje me Shqipërinë dhe rrugën e saj Europiane. Procesi i diskutimit vjen pak ditë përpara se në vend të vijnë gjithë krerët e vendeve të BE dhe njëkohësisht edhe komisionerja e BE, Von der Leyen. Sipas raportit dhe rezolutës së miratuar sot rezulton se shqetësimet e BE mbeten të larta dhe reflektojnë dhe shqetësimet e ngritura nga opozita.

Rezoluta i kërkon mazhorancës që ta kthejë procesin e integrimit në një proces kombëtar duke përfshirë opozitën dhe Kuvendin në këtë proces. Madje rezoluta i kërkon Parlamentit të Shqipërisë që të hedhë një hap të mëtejshëm në raport me procesin e integrimit duke u përfshirë më shumë në këtë proces.

“Nënvizon nevojën për përfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit Europian për të avancuar edhe më tej aftësitë e tij legjislative, buxhetimin dhe mbikqyrjen, i bën thirrje Kuvenit që të finalizojë ndryshimet e kërkuara për të përcaktuar rolin e të fundit në procesin e integrimit dhe për ta kthyer këtë në një proces kombëtar.”

Për Parlamentin Europian është shqetësuese fakti që Shqipëria ka vuajtur nga nxjerja e të dhënave personale dhe i bën thirrje Shqipërisë që të implementojë GDPR për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të qytetarëve. Po ashtu i bën thirrje palëve politike që të arrijnë në një konsensus në lidhje me reformën elektorale të vendit ndërsa vë në dukje zbatimin e gjithë kërkesave dhe këshillave të raporteve të OSBE/ODIHR duke përfshirë edhe financimin e parive.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë ngritur shqetësimin e zgjedhjeve, manipulimit të tyre, blerjes së votës, përdorimit të burimeve shtetërore dhe përdorimit të krimit të organizuar në zgjedhjesi. Ky shqetësim është përfshirë në Rezolutën e miratuar, ku theksohet se “nënvizohet përgjegjësia e përbashkët e forcave politike në Shqipëri për të përforcuar dhe për të fuqizuar një dialog ndërpartiak dhe bashkëpunim politik, duke mundësuar funksiononimin e institucioneve demokratike dhe duke vazhduar përmismin e qeverisjes, transparencën dhe pluralizimin, përfshirë edhe praninë aktive të shoqërisë civile; i bën thirrje rëndësinë e arritjes së një konsensusi mes aktorëve kryesorë politikë dhe rëndësinë e ndërtimit të një tradite konstruktive parlamentare dhe kulturës së bashkëpunimit. I bën thirrje nevojës për të adresuar problemet e krijuara nga zgjedhjet dhe evidentuara në rekomanedimet e OSBE/ODIHR dhe Komisonit të Venecias përpara zgjedhjeve të përgjithshme të radhës, duke përmisuar më tej aksesibilitetin edhe integritetin e zgjedhejve duke ndaluar blerjen e votave dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, duke përfshirë dhe digjitalizimin, transparencën dhe mbrojtjen e të dhënave sikundër dhe aksesin e njëjtë në media. Po ashtu edhe rishikimin e ligjit dhe rregullave në lidhje me financimin dhe funksionimin e partive politike.”

Njëkohësisht Parlamenti Europian duket që ka pranuar edhe kërkesën e PD në lidhje me votimin e shtetsave shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe domosdoshmërin e asaj vote duke e shtuar si çështje në rezolutën e miratuar.

Në progres raportin e fundit të Bashkimit Europian vërehet një kritikë e ashpër e tij në raport me zbatimin e MSA sidomos në fushën e lirisë së garës. Rezoluta e Parlamentit Europian vë theksin pikërisht në shkeljet e MSA për të cilat opozita ka akuzuar qeverinë duke nisur nga Aeroporti i Vlorës dhe deri tek Porti i Durrësit. Gjithashtu rezoluta vë në dukje edhe mbrojtjen e mjedsit, duke kujtuar se lumi i Vjosës duhet të mbrohet i gjithi sikundër dhe parqet kombëtare. Një tjetër temë për të cilën opozita ka luftuar duke mbajtur dhe interpelancë me Ministren Kumbaro në lidhje me Parkun e Vjosës.

Rezoluta e miratuar kërkon nga autoritetet e Tiranës më shumë rezultate në këto fusha, me një vëmendje të shtuar sa i përket kujdesit ndaj financimeve të partive politike në një vit zgjedhor.

‘I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare për të vijuar eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, në veçanti në nivelet e larta, nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë nga procedurat e prokurimeve publike deri te financimet e partive politike. Shënim, me shqetësim që Shqipëria ka rënë me 27 pozicione nga 2016 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International’.

Vëmendje ka marrë gjithashtu edhe sulmet e rregullta që kanë pësuar gjyqtarët dhe prokrurët që janë konsideruar si të patolerueshme nga ana e Parlamentit Europian duke u dënuar ashpër.

Nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe sulmet e qeverisë ndaj medias së lirë dhe gazetarëve, ku në rezolutë theksohet se BE i bën thirrje Shqipërisë për të siguruar një politikë të tolerancës zero ndaj intimidimit dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe medias. I kërkon autoriteteve që të marrin veprime decisive kundër dhunës, intimidimit, fushatave të shpifjes dhe influencës indirekte të financaire dhe politike ndaj medias së pavarur dhe gazetarëve.

Sondazh

Poll