Bota

"Breshëri" letrash me eksploziv në Spanjë, një iu dërgua dhe kryeminstrit Pedro Sanchez

Policia spanjolle njoftoi Gjykatën Kombëtare për dërgimin e një pakete me material piroteknik kryeministrit, e cila u zbulua dhe u neutralizua nga shërbimet e sigurisë së Presidencës së Qeverisë.

1 Dhjetor 2022, 12:07 Nga d.a.
"Breshëri" letrash me eksploziv në Spanjë, një iu
Pedro Sanchez

SPANJË- Kryeminsitri spanjoll Pedro Sanchez, ministria spanjolle e mbrojtjes dhe baza ajrore Torrejón de Ardoz ishin marrësit e tre pakove me mjete shpërthyese brenda, përveç dy të dërguara dje në ambasadën e Ukrainës në Spanjë dhe në një kompani nga Zaragoza e cila prodhon pajisje ushtarake.

Sipas Reuters, Policia spanjolle njoftoi Gjykatën Kombëtare për dërgimin e një pakete me material piroteknik kryeministrit, e cila u zbulua dhe u neutralizua nga shërbimet e sigurisë së Presidencës së Qeverisë.

Shërbimet e Departamentit të Sigurisë Qeveri, në kuadër të detyrave të kontrollit dhe filtrimit të postës, kanë identifikuar një dërgesë postare të dyshimtë. Bëhej fjalë për një dosje drejtuar Sanchez-it, e cila ishte dërguar me postë të rregullt, ka detajuar Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Ndërkohë, sot në Ministrinë e Mbrojtjes ka mbërritur një letër me eksploziv, ndërsa organet e rendit në Spanjë gjetën edhe një mjet shpërthyes të fshehur në një paketë të dërguar me postë në bazën ajrore Torrejon de Ardoth jashtë Madridit.

Dy bomba të fshehura në letra u gjetën dje, të mërkurën, në ambasadën e Ukrainës në Madrid dhe në një fabrikë armësh në Zaragoza, Spanja jugore. Një punëtor në ambasadën e Ukrainës në Madrid u plagos lehtë kur shpërtheu një letër bombë, drejtuar ambasadorit, duke bërë që Kievi të bënte thirrje për rritjen e sigurisë në të gjitha misionet e tij diplomatike.

“Policia u informua rreth orës 13:00 për një shpërthim brenda ambasadës së Ukrainës në Madrid. Është vërejtur teksa një punonjës i ambasadës po trajtonte një letër. Ky punëtor është lënduar lehtë dhe ka shkuar i vetëm në spital”,  theksoi një burim policor.

Punonjësi, i cili u plagos në dorë, tashmë është liruar nga spitali dhe është kthyer në punë, tha Serhiy Pokhoreltsev, ambasadori i Ukrainës në Spanjë, në një intervistë në televizionin shtetëror spanjoll më vonë dje.

Pas shpërthimit të kësaj letre të hakuar, Kievi bëri thirrje për "rritje të sigurisë" në të gjitha ambasadat e tij. Ndërkohë edhe dje, para orës 19:00, “një pako e dyshimtë u zbulua në selinë e fabrikës së armëve Instalaza në Zaragoza”.

pedro sanchez sulm ne spanje

Sondazh

Poll