Bota

Vrasja e Hamide Magashit, shoqja e dhomës: Ish-bashkëshorti erdhi një natë më parë dhe rrinte në oborr

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se ish-burri i Magashit, Sokol Halili edhe një natë më parë ka qenë te QKUK-ja dhe e ka ftuar disa herë që të dali në oborrin e gjinekologjisë për të kontaktuar me të.

1 Dhjetor 2022, 11:10 Nga d.a.
Vrasja e Hamide Magashit, shoqja e dhomës: Ish-bashkëshorti erdhi
Halili dhe Magashi

KOSOVË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili para oborrit të maternitetit të Prishtinë.

Indeksonline ka kontaktuar me njërën nga gratë shtatzënë që kishte kontakt me të ndjerën ditëve të fundit gjatë qëndrimit të saj në spital.

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se ish-burri i Magashit, Sokol Halili edhe një natë më parë ka qenë te QKUK-ja dhe e ka ftuar disa herë që të dali në oborrin e gjinekologjisë për të kontaktuar me të.

“Më ka treguar që ka qenë e ndarë me burrë dhe ka patur probleme të vazhdueshme edhe gjatë shtatëzanisë ngase ai e ka kontaktuar vazhdimisht. Një natë para vrasjes e ka thirr tërë kohën që të dal jashtë në oborr, por që nuk pranonte të dilte. Më tregoi shkurt edhe se çfarë i tha ish-burrit. Më thonte se i shkroi se nuk ka çfarë kërkon nga ajo dhe se fëmija është i saj” ka thënë njëra nga shoqet e repartit të gjinekologjisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./

burri vret gruan shtatzene hamide magashi sokol halili

Sondazh

Poll

Bota 1 Dhjetor 2022, 10:40 d.a.

A po shkon tani Erdogan në luftë?

Erdogan Nga Frankfurter Allgemeine Zeitung Ishte 3 shtator 2022, në qytetin port turk Samsun në Detin e Zi. Dhëndri i Erdoganit, i cil...