Bota

"Ngjarja mund të ishte parandaluar"/ Ministra e Drejtësisë për vrasjen e 35- vjeçares në Kosovë: Do të ketë shkarkime

Ministrja e Drejtësisë bëri të ditur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të kërkoj nga Inspektorati të verifikoj edhe veprimet e Policisë pasi viktima ka pasur urdhër mbrojtje.

1 Dhjetor 2022, 10:30 Nga a.l
"Ngjarja mund të ishte parandaluar"/ Ministra e
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes urgjente me ministrat, ku u diskutua për krimin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në martenitetin e QKUK-së ka paralajmëruar se do të ketë shkarkim të institucioneve të cilat kanë neglizhuar punën lidhur me këtë rast të rëndë. “Në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që dështuar personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Ju garantoj nëse shohim që ka dështu dikush do të ketë dorëheqje e shkarkim, por keni parasysh dorëheqje e shkarkimet janë kërkuar edhe në rastet e kaluara kur kanë dështuar prokuroria por asnjë dorëhejqe, asnjë shkarkim dhe këto raste, mosveprimet, neglizhenca po i inkurajon vrasësit, kriminelët”, tha ajo.

Ajo tha para gazetarëve se vrasja e 35- vjeçares Hamide Magashit nga iush-bashkëshorti i saj Sokol Halili mund të ishte parandaluar, pasi në korrik viktima kishte denoncuar në polici se ishte dhunuar fizikishit dhe psikologjikisht nga ish-basahkëshorti i saj.

Me urgjencë kemi mbledhur Grupin ndërministror. Sipas informacioneve nga policia viktima kishte raportuar në korrik për dhunë psiqike dhe fizike dhe prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt. Papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit”, tha ajo.

Ajo tha se informacionet tjera nuk mund t’i ndajë për shkak të hetimeve.

Secili prej institucioneve janë të obliguara dhe kanë marr përgjegjësi të verifikojnë secilin veprim institucional prej momentit kur është raportuar dhuna prej viktimës”, tha ajo, ndërsa njoftoi se në takimin e grupit ndërministror nuk ishin të pranishëm as përfaqësuesi nga Prokuroria dhe Gjyqësori.

Ministrja e Drejtësisë bëri të ditur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të kërkoj nga Inspektorati të verifikoj edhe veprimet e Policisë pasi viktima ka pasur urdhër mbrojtje./ Dosja.al

albulena haxhiu burri vret gruan shtatzene

Sondazh

Poll

Bota 1 Dhjetor 2022, 10:40 d.a.

A po shkon tani Erdogan në luftë?

Erdogan Nga Frankfurter Allgemeine Zeitung Ishte 3 shtator 2022, në qytetin port turk Samsun në Detin e Zi. Dhëndri i Erdoganit, i cil...