Bota

Kurti rikthen në qeveri Nenad Rashiç, e emëron si ministër për komunitete dhe kthim pas dorëheqjes së Rakiç

Nga sot, Rashiç është bërë ministër për Komunitete dhe Kthim, duke e pasuar në këtë dikaster kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili në fillim të këtij muaji dha dorëheqje.

1 Dhjetor 2022, 11:00 Nga d.a.
Kurti rikthen në qeveri Nenad Rashiç, e emëron si ministër
Rashic dhe Kurti

KOSOVË- Pas dorëheqjes së Goran Rakiç, kryetarit të Listës Serbe, disa ditë më parë nga posti i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në vend të tij është emëruar politikani serb, Nenad Rashiç.

Nga sot, Rashiç është bërë ministër për Komunitete dhe Kthim, duke e pasuar në këtë dikaster kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili në fillim të këtij muaji dha dorëheqje.

Në vitin 2020, gjatë Qeverisë Kurti I, Rashiç ishte emëruar këshilltar i kryeministrit, gjithashtu ishte drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Komunitete.

Ai dha dorëheqjen në prill të atij viti, pasi ndaj tij ishte ngritur një akuzë në lidhje me faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Asokohe Kurti kishte dalë bashkë me Rashiçin në një konferencë për media ku shprehu mbështetjen e tij ndaj Rashiç dhe theksoi se beson në pafajësinë e tij.

“Gjithmonë e kam çmuar dhe vazhdoj ta çmoj për korrektësinë, dhe vendosmërinë e tij, i bindur që ka dhënë kontribut edhe për Kosovën dhe qytetarët serb”. Unë besoj në pafajësinë e Nenad Rashiç. Bëhet fjalë për procese të vjetra sikurse regjimi i vjetër që nuk preferon të largohet nga sundimi në Kosovë. Dhe bëhet fjalë për aktakuza kur krerët e çështjeve nuk janë në aktakzua. Kemi gjithmonë persona që gjenden aty në rrethin  tretë e të katërt dhe thelbi i problemit gjithnjë evitohet. Zoti Rashiç ma ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij, unë e kam pranuar dorëhqjen e tij me keqardhje”, shprehej Kurti.

Gjykata Themelore e Prishtinës ditë më parë vendosi të lirojë nga aktakuzat katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi II: Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiç, Besim Beqaj, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Xhuka.

nenad rashiç albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 1 Dhjetor 2022, 10:40 d.a.

A po shkon tani Erdogan në luftë?

Erdogan Nga Frankfurter Allgemeine Zeitung Ishte 3 shtator 2022, në qytetin port turk Samsun në Detin e Zi. Dhëndri i Erdoganit, i cil...