Bota

Fatmir Limaj kritikon ashpër Albin Kurtin: Foli për Ismail Qemalin e nuk tha asnjë fjalë për çliruesit e Kosovës

Limaj tha se është e pakuptueshme të flasësh për Ismail Qemalin dhe jo për krerët e UÇK-së të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

1 Dhjetor 2022, 10:51 Nga d.a.
Fatmir Limaj kritikon ashpër Albin Kurtin: Foli për Ismail Qemalin e
Fatmir Limaj

KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Liamj ka kritikuar ashpër fjalimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët në Kuvendin e Shqipërinë.

Në emisionin 'Magazina' Limaj tha se është e pakuptueshme të flasësh për Ismail Qemalin dhe jo për krerët e UÇK-së të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

"Qysh bre në Parlament të Shqipërisë mos me u fol për Jakup Krasniqin? Zëdhënësin e UÇK-së, zërin e lirisë së Kosovës. Mos me fol për presidentin që ka lexuar deklaratën e pavarësisë. Edhe t’i po më bind mua që po e nderon Ismail Qemalin. Domethënë ju veç të vdekurit ju duhen. Ju veç të vdekurit që s’ju pengojnë i nderoni. Hipokrizi! Turp para shtetit shqiptar, para kombit, kujtdo që e ka këqyr. Quhet kryeministri yt, kryetari i Kuvendit, Presidenti, deputetët. Qysh bre nuk ke moral me thanë: Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi që është në Hagë e ka shpallur pavarësinë e Kosovës. Zëri i Lirisë së Kosovës, Jakup Krasniqi, zëdhënësi i parë i lirisë së Kosovës. Mos me i përmend, dy llafe mos me i kushtu.  Ata tani më folin për patriotizëm, më folin për Isamil Qemalin dhe Isa Boletinin. Isa Boletinat e Ismail Qemalat i ke aty, por kur nuk i nderon mua nuk më bind”, tha Limaj.

Limaj i quajti hipokritë, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët sipas tij më shumë i nderojnë të vdekurit se sa të gjallët, duke aluduar kështu për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë. Ai gjithashtu u shpreh i zhgënjyer nga deputetët e opozitës të cilët nuk reaguan fare. Ndërkohë që nuk la pa përmendur kryeministrin Edi Rama i cili në fjalën e tij e përmendi Hashim Thaçin.

Zotëri Ramën këtu e gjuani në zjerm që e përmend Hashimin se i lidhni punët personale. Shyqyr që është zoti Rama dhe e përmend. O zotëri, kryeministri dhe presidenti i vendit tënd a e kanë përmend? Deputetët tonë a e kanë përmend? Me pas kanë si deputetët e opozitës nuk i kisha nejt kryeministrit në atë seancë. Unë ça kisha bërë. Ska pas shance me i nejt atij kryeministri ku s’ma përmend historinë e Kosovës, e lirinë e Kosovës, e Ismail Qemalet tonë. Hiç si kisha nejt në atë seancë. Ai po don me e përmbys historinë e këtij vendi. Të pëlqeu a s’të pëlqeu krejt çka është bërë për 20 vite ne e kemi pru. Ne e kemi ndërtu këtë vend”, përfundon Limaj.

fatmir limaj albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 1 Dhjetor 2022, 10:40 d.a.

A po shkon tani Erdogan në luftë?

Erdogan Nga Frankfurter Allgemeine Zeitung Ishte 3 shtator 2022, në qytetin port turk Samsun në Detin e Zi. Dhëndri i Erdoganit, i cil...