Bota

Pas përplasjeve publike, Elon Musk "zgjidh" mosmarrëveshjet me shefin e Apple

Të hënën, Musk akuzoi Apple se kërcënoi se do ta ndërpresë platformën nga dyqani i aplikacioneve dhe tha se kishte ndaluar shumicën e reklamave të saj në faqe.

1 Dhjetor 2022, 11:32 Nga d.a.
Pas përplasjeve publike, Elon Musk "zgjidh" mosmarrëveshjet
Musk

SHBA- Elon Musk ka thënë se ai dhe shefi i Apple, Tim Cook e kanë “zgjidhur keqkuptimin” lidhur me heqjen e mundshme të Twitter nga dyqani i aplikacioneve.

Sipas BBC, të hënën, Musk akuzoi Apple se kërcënoi se do ta ndërpresë platformën nga dyqani i aplikacioneve dhe tha se kishte ndaluar shumicën e reklamave të saj në faqe.

"Tim e kishte të qartë se Apple kurrë nuk e kishte menduar ta bënte këtë."-tha Musk.

Takimi midis dy liderëve të teknologjisë vjen pasi shumë kompani kanë ndalur shpenzimet në Twitter për shkak të shqetësimeve në lidhje me planet e Musk për moderimin e përmbajtjes për faqen, një goditje e madhe për kompaninë, e cila mbështetet në shpenzime të tilla për shumicën e të ardhurave të saj.

Duke u futur në një grindje të hënën, Musk akuzoi Apple për "censurë" dhe kritikoi politikat e saj, duke përfshirë tarifën që vendos për blerjet e bëra në dyqanin e saj të aplikacioneve.

"Apple ka ndaluar kryesisht reklamat në Twitter. A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?" tha ai.

Por më vonë ai u tha ndjekësve të tij se po takohej me Cook në selinë e Apple, duke shtuar se pati një bisedë të mirë. Ndër të tjera, ai tha se ata zgjidhën keqkuptimin rreth heqjes së mundshme të Twitter nga App Store.

"Tim e kishte të qartë se Apple nuk e kishte menduar kurrë ta bënte këtë."- tha Musk.

Lajmi për takimin me Apple erdhi pasi Musk iu tha se ai përballej me punë të madhe përpara për të sjellë Twitter në përputhje me rregullat e reja të Bashkimit Evropian për dezinformimin ose do të përballet me një ndalim të mundshëm.

elon musk twitter tim cook

Sondazh

Poll

Bota 1 Dhjetor 2022, 10:40 d.a.

A po shkon tani Erdogan në luftë?

Erdogan Nga Frankfurter Allgemeine Zeitung Ishte 3 shtator 2022, në qytetin port turk Samsun në Detin e Zi. Dhëndri i Erdoganit, i cil...