Bota

U vra mizorisht nga ish-bashkëshorti/ Shtëpia e Hamide Magashit rrethohet nga policia, familjarët në gjendje të rëndë

Çifti prej kohësh mësohet se kishin probleme dhe konflikte mes tyre, për këtë arsye 35- vjeçarja kishte kërkuar urdhër mbrotje nga policia, pasi ish-bashkëshorti i saj dyshohet se e dhunonte. 

1 Dhjetor 2022, 09:59 Nga a.l
U vra mizorisht nga ish-bashkëshorti/ Shtëpia e Hamide Magashit
foto ilustruese

KOSOVË- Shtëpia e familjes së Hmaide Magashit, 35- vjeçares që u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, mbrëmjen e djeshme në martenitetin e QKUK-së, është rethuar sot nga patrulla e Policisë. Mësohet se familjarët ndodhen në gjendje të rëndë emocionale, për vrasjen makabër të vajzës së tyre e cila për pak ditë sillte në jetë fëmijën e saj. Autori vijon të jetë në arrati, ku po punohet nga autoritetet policore për arrestimin e tij. Çifti prej kohësh mësohet se kishin probleme dhe konflikte mes tyre, për këtë arsye 35- vjeçarja kishte kërkuar urdhër mbrotje nga policia, pasi ish-bashkëshorti i saj dyshohet se e dhunonte. 

Si ndodhi ngjarja?

Nisur nga ngjarja tronditëse, sot qytetarët e Prishtinës kanë organizuar nëj protestë me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” që do të mbahet rreth orës 16:00 në sheshin "Zahir Pajaziti". Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë, Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./ Dosja.al

burri vret gruan shtatzene sokol halimi hamide magashi

Sondazh

Poll