Bota

"Do të ruajmë neutralitetin", Popescu: Moldavia nuk kërkon të anëtarësohet në NATO

Megjithatë, diskutime të tilla kanë ndodhur brenda shoqërisë civile, tha Popesku ku ka pasur deklarata nga ligjvënësit për nevojën për të gjetur mënyrën më të mirë për të garantuar sigurinë e vendit. Megjithatë sipas tij këto diskutime nuk janë shndërruar në një proces politik tani për tani.

1 Dhjetor 2022, 10:08 Nga d.a.
"Do të ruajmë neutralitetin", Popescu: Moldavia nuk
NATO

MOLDAVI- Moldavia po mbetet një vend neutral dhe nuk po planifikon të bashkohet me NATO-n, tha Ministri i Jashtëm moldav Nicu Popescu.

"Moldavia është një vend neutral, në përputhje me Kushtetutën e saj dhe nuk ka ndërmend të bashkohet me NATO-n. Por neutraliteti nuk nënkupton vetëizolim, çmilitarizimin dhe indiferencën ndaj asaj që po ndodh në botë. Ne jemi të interesuar në forcimin e stabilitetit të vendit tonë, duke përfshirë partneritetin me NATO-n," tha Popesku në një konferencë shtypi në Bukuresht.

Megjithatë, diskutime të tilla kanë ndodhur brenda shoqërisë civile, tha Popesku ku ka pasur deklarata nga ligjvënësit për nevojën për të gjetur mënyrën më të mirë për të garantuar sigurinë e vendit. Megjithatë sipas tij këto diskutime nuk janë shndërruar në një proces politik tani për tani.

"Diskutime të tilla janë nxitur nga fakti se shoqëria moldave ndjen pasojat e ngjarjeve në Ukrainë dhe "ka frikë nga ajo që mund të ndodhë me një shtet të pavarur demokratik. Sipas vlerësimeve tona, nuk ka asnjë kërcënim ushtarak të afërt për Moldavinë brenda javëve dhe muajve të ardhshëm. Megjithatë, qeveria po ndjek situatën dhe po përgatitet për çdo skenar, të mirë dhe të keq," tha ai.

Në të njëjtën kohë, Popesku pranoi se zhvillimet në Ukrainë po shkaktojnë probleme të mëdha për Moldavinë, duke ndikuar në ekonominë e saj, furnizimin me energji, stabilitetin e funksionimit të rrjetit të energjisë elektrike dhe sigurinë, si dhe duke shkaktuar problemin e refugjatëve.

Popesku dha konferencën e tij për shtyp në margjinat e një takimi të shefave të politikës së jashtme të NATO-s në Bukuresht në 29-30 nëntor. Kjo ishte hera e parë që një delegacion moldav mori pjesë në një takim të tillë.

moldavia ne nato nicu popescu

Sondazh

Poll