Terrorizuan spitalin e Fierit, jepet masa e sigurisë për 5 të arrestuarit, i plagosuri Zhapaj mbetet në burg (VD)
4 Shtator 2019, 08:39Nga DOSJA
FIER- Në gjykatën e Fierit është zhvilluar sot seanca për 5 të arretuarit, të cilët u përfshinë në konfliktin e armatosur në Levan dhe më pas përfunduan në Urgjencën e spitalit.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë, “arrest në burg” për Daniel Braçen, 21 vjeç banues në Levan, i akuzuar për veprat penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe goditje për shkak të detyrës e punonjësit të rendit publik, pasi i mori armën nga brezi policit të patrullës dhe qëlloi mbi Aleksandër Zhapaj që mbeti i plagosur.
Po ashtu në burg duhet të qëndrojë dhe Aleksandër Zhapaj, 51 vjec banues në Ferras, i cili është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. Përë të masa e sigurisë ësthë dhënë në mungesë, pasi nuk ishte në gjendje të mirë të paraqitje në gjykatë.
Ndërkohë i akuzuari tjetër Gazment Braçe, 22 vjeç, banues në Levan do të qëndrojë në “arrest në shtëpi”. Ai akuzohet për veprat penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe goditje për shkak të detyrës e punonjësit të rendit publik.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” dhe për Alidi Zhapajn e Emiglent Kararajn, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentative. Gjyqtar në këtë çështje ishte Pirro Sota, ndërsa prokurore Eglantina Shehu.
Një ngjajre e rëndëështë shënuar pak ditë më parë në Fier. 4 persona janë lagopsur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Ulërima të dy fëmijëve që të prekin zemrat, ndërsa kërkojnë që babai i tyre të ndalë dhunën barbare ndaj nënës. Këto janë pamjet dramatike që publikohen...
Tiranë- Banorët e Astirit vijojnë me protestat e tyre pasi janë kundër projektit të “Unazës së Re”.Ata protestojnë çdo ditë duke bllokuar rrugën por kësa...
Shqipëri- Anija Oriku e cila prej 3 ditësh ishte për patrullim në detin Egje ka ndaluar 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë. Mësohet se gjysma e ...
TIRANË- Pas akuzave të Partisë Demokratike për Agim Kajmakun, sipas së cilës ai është arrestuar në Greqi për falsifikim parash dhe më pas është arratisur,...
TIRANË- Fiks Fare trajtoi sërish për të disatin vit rresht ujin që shitet me bote tek konsumatori. Në Tiranë shitet ky ujë është jashtë çdo kushti h...
MALI I ROBIT– Sulejman Alia tregon, se ka një lokal në zonën e Malit të Robit, ku punon bashkë me gruan dhe dy djemtë. Por në 3 Gusht ata janë përballur m...
TEPELENË- Dy ditë pas ngjajres së rëndë në fshatin Shalë në Memaliaj, dosja hetimore ka kaluar në duart e Krimeve të Rënda. Sipas informacioenve mësohet se...
TIRANË- Një ditë pas publikimit të investigimit nga “Fiks Fare”, ku dy avokatë morën 4 mijë euro në emër të prokurorëve, ka reaguar edhe Prokuroria e Përgj...
Tiranë– Një ditë më parë në sajë të aksionit të antiinformalitetit u bllokua një kantier ndërtimi në Tiranë.Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj teks...