Aktualitet

Nënë Liza: Bukë e kripë do të ha, nuk firmos asnjë dokument të Veliajt dhe Ramës

Po ashtu ajo ka theksuar se edhe sikur bukë e kripë të hajë, sërish nuk do të firmosë.

30 Nëntor 2022, 22:31 Nga I.A
Nënë Liza: Bukë e kripë do të ha, nuk firmos asnjë
Nene Liza

TIRANË- Rezistenca e banorëve të lagjes 5 Maji është duke vazhduar. Nënë Liza duke folur për Mcn Tv, ka deklaruar se për pronën e saj të shembur nuk do të firmosi asnjë dokument që lëshohet nga Erion Veliaj apo Edi Rama. Po ashtu ajo ka theksuar se edhe sikur bukë e kripë të hajë, sërish nuk do të firmosë.

“Bukë e kripë do të ha, nuk firmos. Një ditë të punojë Edi Rama me Erion Veliajn, si punojnë fëmijët e mi, asnjë shtëpi nuk do të prishnin. Unë nuk firmos sepse ata janë motër e vëlla, janë për të mashtruar. Kam pasur burrin 15 vite sëmurë, nuk më ka ofruar asnjë ndihmë. Edhe partitë e tjera nuk e kanë çarë kokën fare asnjë. Duhet të kishin ardhur” – tha nënë Liza.

nene liza

Sondazh

Poll