Aktualitet

“Po ua ** robt, mos është naj shqiptar?”, përgjimi i djalit të Çervanaku me të fejuarën pas problemit me kokainën

Denilsoni kërkon që të bëhët dokumentacioni nga e para, ndërsa Enxhi shton se 'ata' nuk dinë shumë mirë anglisht. 

30 Nëntor 2022, 19:53 Nga F.M
“Po ua ** robt, mos është naj shqiptar?”, përgjimi i
Denilson Çervanaku

TIRANË- Komunikimet e Denilson Çervanakut me të dashurën e tij, Enxhi Ferhati kanë zbuluar detaje në lidhje me laboratorin e kokainës së zbuluar në Fier. Përgjimet e zbardhura nga emisioni "Në Shënjestër" i gazetares Klodiana Lala tregojnë një bisedë të zhvilluar mes çiftit. Denilsoni kërkon që të bëhët dokumentacioni nga e para, ndërsa Enxhi shton se 'ata' nuk dinë shumë mirë anglisht. 

Përgjime 16 Gusht 2022

Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

D.Ç: Po iki te lagjja të ha një hamburger, të pi një kafe. Do vij në shtëpi se duhet me i bo edhe një herë nga fillimi të gjitha letrat.

E.F: Si me i bo?

D. Ç: Me i bo dhe një herë të gjitha, se nuk janë siç duhet.

E. F: Kush me i bo?

D. Ç: Ata andej, të na i nisin tamam.

E. F: A ti dha ai ashtu.

D. Ç: Po, pra, po si kanë plotësu dhe ata tamam siç duhet, se kanë vënë ata motër ….. gabime, kanë futur dy prodhuesa. S’dimë kush është prodhuesi tani. Po ja u … robt dhe atyre. U sa më kanë acaru.

E. F: Ok, se flasim kur të vish.

D. Ç: I thashë ‘Lushnjarit’, or vlla më ço një numër telefoni. Ti marr në telefon ata anej, të flas or vlla, se s’po merremi vesh. Ti them si ta bëj.

E.F: Po s’flet dot, se ato s’dinë anglisht mirë.

D. Ç: Ore mos është noi shqiptar, që është shoku i tyre që rri atje.

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

denilson Çervanaku enxhi ferhati laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll