Aktualitet

"Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi"/ Zbardhen SMS, e fejuara lajmëroi Denilsonin për të shtënat: Donin të trembnin rivalët

Biseda është zhvilluar më datë 28 shtator 2022.

30 Nëntor 2022, 20:18 Nga F.M
"Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi"/ Zbardhen SMS,
Vendi ku ishte kokaina në Fier

TIRANË- Një përgjim telefonik i Denilson Çervanakut me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati ka zbuluar ruajtjen e laboratorit të drogës në Fier nga persona të armatosur. Në bisedën e publikuar nga emisioni "Në Shënjestër" i gazetares Klodiana Lala, Ferhati e lajmëron të dashurin e saj dhe per shtëna me armë. Sipas vajzës, kjo gjë është bërë për të trembur rivalët. Biseda është zhvilluar më datë 28 shtator 2022.

Përgjim 28 Shtator 2022

Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati

D. Ç: Po kush ka qenë o beb?
E. F: Po ndoshta ata kanë dashë me e grabit, ndoshta.
D. Ç: Kush ata?
E. F: Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi.
D.Ç: Çar do bësh tani?
E. F: Do nisemi për andej, dhe qëlluam nja dy herë në ajër për zhurmë, aq.
D. Ç: Beb po nuk bënit mirë ta çoni në vend tjetër.
E. F: Po jo se nesër, pasnesër do e ndajmë si muhabet, se do e përshpejtojmë.

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

laborator kokaine ne fier denilson Çervanaku enxhi ferhati

Sondazh

Poll