Aktualitet

Aparaturat në QSUT jashtë funksionit/ E vetmja pajisje për gurët në veshka, nuk punon! Të sëmurët rëndë në pritje

Askush nuk i jep përgjigje pacientëve të cilët janë të detyruar të përjetojnë kriza të forta.

30 Nëntor 2022, 22:20 Nga F.M
Aparaturat në QSUT jashtë funksionit/ E vetmja pajisje për
Qytetarë, në radhë

TIRANË- 134 pacientë me gurë në veshka presin në radhë për t’i bombarduar. Por prej një muaji, e vetmja aparaturë që bombardon gurët është prishur dhe askush nuk i jep përgjigje pacientëve të cilët janë të detyruar të përjetojnë kriza të forta.

Vetë qytetarët shprehen për Topchannel se shkojnë çdo ditë për të pyetur se kur do të funksionojë pajisja, por nuk marrin përgjigje.

Prononcimet:

Qytetari 1: Do pyesim, çfarë operimi mund të bëjmë ne.

Qytetari 2: Dua të operoj një familjar

Qytetari 3: Po pyesim për të hequr gurët. 

Vajza është 30 vjeçe, është ndjekur me mjekun e familjes dhe me mjekime. Të shohim tani

qsut pacientet ne qsut

Sondazh

Poll