Aktualitet

"Ruaje si sytë e ballit ore"/ Si Çervanaku porosiste të vëllanë për 'mallin' e fshehur mes plehut kimik

Biseda është bërë më 27 shtator 2022. 

30 Nëntor 2022, 20:16 Nga F.M
"Ruaje si sytë e ballit ore"/ Si Çervanaku porosiste
Viktor Çervanaku

TIRANË- Viktor Çervanaku, zyrtari i Partisë Socialiste që u arrestua pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Fier i linte porosi të vëllait për ruajtjen e 'mallit'. Në një bisedë të zbardhur nga emisioni 'Në Shënjestër' i gazetares Klodiana Lala, Viktor Çervanaku i thotë të vëllait që t'ia ruante drogën si 'sytë e ballit'. Biseda është bërë më 27 shtator 2022. 

Përgjim 27 Shtator 2022

Viktor Çervanaku komunikon me vëllain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: Shi tha ai bie, ka vajtur e ka kontrolluar, janë në rregull, kishin zënë një çik aty lartë ku e kishim mbuluar ne me plasmas pellgje uji, i ka pastruar, i ka mbuluar edhe cepat.

V. Ç: Epo mirë shumë. Kontrolloje dhe ruaje si sytë e ballit ore!!

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

viktor cervanaku zenel cervanaku laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll