30 Nëntor 2022, 19:28
Nga F.M
Briken Sanaj dhe Vladimir Kola
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, i shpallur në kërkim për vrasjen e Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur më 30 tetor të këtij viti. Kola është shpallur në kërkim si ekzekutor në ngjarje, ndërsa bashkëpunëtor ka pasur dy persona nga Kosova.
Ata janë Gjelosh Krasniqi lindur dhe banues në Pejë, i akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Kened Antoni 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Vladimir Kola
Sipas njoftimit të policisë, Antoni i ka shitur automjetin Krasniqit më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, të dy e kanë future makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Kolës, i cili e ka përdorur për realizimin e vrasjes së Sanajt. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë - Durrës, së bashku me armën e krimit. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.
Si ndodhi krimi?
Briken (Skerdilajd) Sanaj u qëllua më 30 tetor. Fillimisht është raportuar se 39-vjeçarit i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit.
vladimir koka briken sanaj kened antoni gjelosh krasniqi vritet briken sanaj
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 18:43
F.M
Briken Sanaj
TIRANË- Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, është pe...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 18:27
F.M
Briken Sanaj
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me zbardhjen e vrasjes së 39-vjeçarit nga Lezha,...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 18:05
F.M
Hasan Sheta
HAS- Banorët e Hasit rrëfejnë ikjen e fëmijëve të tyre drejt Britanisë së Madhe. Në një rr&eu...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 17:48
k.m.
Briken Sanaj
TIRANË- Autori i vrasjes së Briken Sanajt tek Kodra e Diellit është dokumentuar, ndërsa sot Gjykata e Tiranës ka...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 17:35
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë ...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 17:04
F.M
Nuredin Dumani, Sokol Sanxhaktari, Eljo Bitri dhe Talo Çela
TIRANË- Eljo (Ervis) Bitri, 35-vjeçari që u vu në pranga në H...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 16:57
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një e moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë nga kati i dytë. Mësohe...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 16:35
F.M
Denilson Çervanaku
TIRANË- 25-vjeçari Denilson Çervanaku informonte të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati për ç...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 16:32
k.m.
Foto ilustruese
E marta 6 dhjetor, do ta gjejë Tiranën nën masa të forta sigurie dhe me kufizime të rëndësishme në ...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 16:24
k.m.
Suella Braverman dhe Neil Basu
BRITANI E MADHE- Ish-kreu i policisë kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar i quan "t&eum...