Politike

Përmendi “çunat e Londrës”, deputeti Korreshi: Vishen firmato dhe janë me makina të fundit, ne mbajmë mjetet gaz/benzinë

Korreshi është shprehur se nuk ka asnjë kundër shqiptarëve që punojnë në Angli punë të ndershme, por me ata që punojnë në shtëpi bari.

29 Nëntor 2022, 20:20 Nga I.A
Përmendi “çunat e Londrës”, deputeti Korreshi:
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar deklaratën e tij në Kuvend drejtuar “çunave të Londrës”. Duke folur në emisionin FitStation në News 24, Korreshi është shprehur se nuk ka asnjë kundër shqiptarëve që punojnë në Angli punë të ndershme, por me ata që punojnë në shtëpi bari.

“Nuk kam asgjë me çunat e Londrës që bëjnë punë të ndershme. Deklarata ishte për ata që ishin në “shtëpi bari” dhe kishin lekët me kapul si pasoj e punës me kokain dhe hashash. Leku i pisët që po qarkullon në Shqipëri ka eliminuar shtresën e mesme. Shikon çuna të rinj veshur me Gucci e Prada, me makinat e fundit dhe ne duhet ta mbajmë benzinë/gaz për të ardhur nga Lushnja sepse nuk ja dalim dot me naftë”, tha deputeti Korreshi.

saimir korreshi

Sondazh

Poll