Art&Argëtim

Zbulohet se çfarë shkruhet në unazën e fejesës që Ben Affleck i ka dhuruar Jennifer Lopez

Unaza prej 10 milionë dollarësh e të dashurit të saj me diamant jeshil ka një mesazh të gdhëndur mbi të.

30 Nëntor 2022, 17:44 Nga k.m.
Zbulohet se çfarë shkruhet në unazën e fejesës
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

SHBA- Jennifer Lopez ka zbuluar mesazhin e gdhendur brenda unazës së fejesës që i ka dhënë Ben Affleck. Çifti i ribashkuar pas vitesh tregon në çdo rast se këtë herë lidhja e tyre do të zgjasë. Në një intervistë të dhënë nga ylli latin për Zane Lowe të Apple Music, ajo zbuloi se unaza me diamant jeshil me vlerë gati 10 milionë dollarë, e dhënë nga i dashuri i saj, ka një mesazh të gdhendur në të.

Brenda shkruhet: Mos shko askund.

“Kështu i nënshkruante emailet kur filluam të flisnim sërish,”-tha Lopez.

Në fakt, së fundmi këngëtarja ka treguar se ka shkruar një këngë me këtë titull dhe e ka përfshirë në albumin e saj të ardhshëm “This Is Me... Now”. Albumi në fjalë gjithsesi i dedikohet bashkëshortit të saj dhe në fakt simbolizon ribashkimin e tyre.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll