Art&Argëtim

Vin Diesel bën postimin e ndjerë në 9 vjetorin e vdekjes së Paul Walker: Më mungon

Shihni foton që ka postuar aktori me mikun e tij të mirë, i cili u vra në vitin 2013 në një aksident automobilistik.

30 Nëntor 2022, 17:41 Nga k.m.
Vin Diesel bën postimin e ndjerë në 9 vjetorin e vdekjes së
Paul Walker dhe Vin Diesel

SHBA- Kanë kaluar nëntë vjet që kur Paul Walker vdiq në një aksident me makinë. Marrëdhënia mes aktorit të ndjerë dhe Vin Diesel ishte e njohur, pasi ata i bashkoi një miqësi e gjatë, por edhe partneriteti i tyre kinematografik në “Fast & Furious”.

Diesel nuk e ka harruar Walkerin dhe me rastin e “përvjetorit” të 30 nëntorit ai ka postuar në Instagram një foto të tyre së bashku.

Në mbishkrim ai shkroi:Nëntë vjet...të dua dhe më mungon.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vin Diesel (@vindiesel)

Në vitin 2013, Walker vdiq në një aksident automobilistik, së bashku me mikun e tij dhe shoferin e tij, Roger Rodas, pak pasi ishin larguar nga një aktivitet bamirësie. Ata u përplasën me një semafor, duke bërë që Porsche e tyre të shpërthente në flakë. Walker nuk kishte përfunduar ende xhirimet për " Fast & Furious 7 ", i cili u realizua me ndihmën e vëllezërve të tij. Kolonës zanore të filmit si homazh iu shtua kënga “See you again” nga Wiz Khalifa.

paul walker vin diesel

Sondazh

Poll