Art&Argëtim

'Dëshpëruese...'/ Rezidenca bardh e gri e Kim Kardashian kthehet në debat, ndjekësit: Është si burg

Edhe pse ka një pasuri marramendëse, Kim ka zgjedhur një stil minimalist për shtëpinë e saj, me të cilën jeton me 4 fëmijët.

30 Nëntor 2022, 11:36 Nga A.B
'Dëshpëruese...'/ Rezidenca bardh e gri e Kim Kardashian
Kim Kardashian

SHBA- Shtëpia e yllit të njohur Kim Kardashian po krahasohet me një burg. Kështu komentojnë ndjekësit në rrjetet sociale, poshtë fotove të banesës gjigande të postuar nga vetë Kim në Instagram. 

Edhe pse ka një pasuri marramendëse, Kim ka zgjedhur një stil minimalist për shtëpinë e saj, me të cilën jeton me 4 fëmijët. Ylli i reality show-t “The Kardashians” ndau me publikun e saj në Instagram një sërë pamjesh nga ambienti i brendshëm i rezidencës së saj e teksa mendonte se fansat e saj do t’i bënin përshtypje, ndodhi e kundërta.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Dhoma e saj e gjumit, si dhe salloni kanë tonalitetet në të bardhë dhe gri, me mobiljet e përzgjedhura në të njëjtat nuanca. Në fakt, në dhomat nuk ka asnjë dekorim, përveç mobiljeve bazë.

Në komentet e postimit të saj, shumë përdorues kanë komentuar negativisht dekorimin e shtëpisë, duke e krahasuar me... burg!

'Dëshpëruese...'/ Rezidenca bardh e gri e Kim Kardashian

“Ndihesh e ftohtë duke e parë këtë”, shkruante një koment, ndërsa një tjetër shtonte : “Kjo shtëpi është kaq dëshpëruese”.

'Dëshpëruese...'/ Rezidenca bardh e gri e Kim Kardashian

"Kimberly, ka burgje më të rehatshme se kjo, " shkruan një tjetër përdorues më poshtë, ndërsa të tjerë dukej se ishin dakord, duke thënë : "Është si izolim".

'Dëshpëruese...'/ Rezidenca bardh e gri e Kim Kardashian

Megjithatë, 334 milionë ndjekësit e saj në Instagram nuk janë të vetmit që kritikojnë rezidencën. Siç zbuloi së fundmi në "The Ellen DeGeneres Shoë", vajza e saj 9-vjeçare North e quan shpesh shtëpinë "të shëmtuar".

"Sa herë që kemi një lloj mosmarrëveshjeje me North, ajo thotë: "Shtëpia jote është kaq e shëmtuar. Është e gjitha e bardhë. Kush jeton kështu?" Ai mendon se po më mërzit kështu, dhe e bën vërtet. Është keq, sepse më pëlqen shumë shtëpia ime”, tha Kim Kardashian.

kim kardashian shtepia e kim kardashian

Sondazh

Poll