30 Nëntor 2022, 11:34
Nga a.l
Familja në Teksas
SHBA- Një familje në Fort Worth, Teksas, është ribashkuar me vajzën e tyre e cila u rrëmbye kur ajo ishte foshnjë më shumë se pesë dekada më parë. Melissa Highsmith ishte vetëm 22 muajshe në vitin 1971 kur u rrëmbye nga një grua që ishte punësuar për t'u kujdesur për të.
Highsmith, e rritur me emrin Melanie, ka jetuar në Fort Worth për pjesën më të madhe të jetës së saj, duke mos e ditur kurrë se ajo ishte e zhdukur. Ajo nuk e kishte idenë se familja e saj po e kërkonte derisa e kontaktuan përmes Facebook-ut. Në fillim, ajo mendoi se mesazhi mund të ishte një mashtrim, shkruan CNN.
“Babai im më dërgoi mesazhe në messenger dhe më tha, ‘E di, unë kam qenë duke kërkuar vajzën time për 51 vjet,”-tregoi ajo.
Prindërit e Highsmith u ribashkuan me të për herë të parë të shtunën dhe bënë testim zyrtar dhe ligjor të ADN-së. Testi i ADN-së dhe testet e tjera konfirmuan identitetin e Melissa-s dhe familja mundi t'a përqafonte sërish pas 51 vitesh shumë të gjata.
“Edhe pse në momentin që pamë fotot e saj, morëm vesh për shenjën e saj të lindjes dhe kuptuam se ‘ditëlindja’ e saj është kaq afër Melisës sonë, NE DITËM pa asnjë dyshim se kjo ishte VAJZJA JONË,” shtoi familja në një Facebook, postim që bën të ditur lajmin.
Një profil i rastit të Highsmith nga Sistemi Kombëtar i Personave të Zhdukur dhe të Paidentifikuar vë në dukje se foshnja e zhdukur kishte një shenjë lindjeje në pjesën e sipërme të shpinës. Raporti përfshin gjithashtu një skicë të dados së supozuar dhe fotot me fazat e rritjes së Melissa-s./ Dosja.al
melissa highsmith
Familja në Teksas
Familja në Teksas
Art&Argëtim
30 Nëntor 2022, 11:18
a.l
Big Mamma dhe Antonela Berisha
TIRANË- Antonela Berisha ka reaguar pas deklarateve të këngëtares Besiana Kasami e njohur ndryshe si 'Bi...
Art&Argëtim
30 Nëntor 2022, 08:13
A.B
Dua Lipa dhe Rita Ora
TIRANË- Thellohet sherri mes dy vajzave të njohura shqiptare. Shkaku i kësaj radhe është bërë konc...
Art&Argëtim
30 Nëntor 2022, 07:09
A.B
Kim dhe Kanye
SHBA- Kim Kardashian dhe Ye kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për divorcin e tyre. Ish-çifti do të...
Art&Argëtim
30 Nëntor 2022, 06:48
A.B
Horoskopi
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillKa mundësi të jeni të vetë-motivuar dhe të etur për të mës...
Art&Argëtim
29 Nëntor 2022, 22:52
I.A
Dua Lipa
SHBA- Apple Music publikoi listën e këngëve më të dëgjuara për vitin 2022. Kënga “Stay” e Kid ...
Art&Argëtim
29 Nëntor 2022, 22:27
I.A
Jacob Flint dhe Brenda
SHBA- Kantautori nga Oklahoma, Jake Flint dhe nusja e tij, Brenda, dukej se nuk lejuan që moti i lagësht t'ua zbehte shpir...
Art&Argëtim
29 Nëntor 2022, 18:30
I.A
Einxhel Shkira
TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira ka komentuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Dua Lipën. Me an&eu...
Art&Argëtim
29 Nëntor 2022, 17:07
a.l
Will Smith
SHBA- Shuplaka e Will Smith ndaj Chris Rock në Oscar ishte padyshim një nga ngjarjet më të bujshme në Hollywood, incide...
Art&Argëtim
29 Nëntor 2022, 16:32
a.l
Rita Ora in her birthday trip in Alps
SHBA- Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht ka zgjedhur ta festojë ditëlindje...
Art&Argëtim
29 Nëntor 2022, 16:01
a.l
Clarence Gilyard
SHBA- Aktori i filmit dhe televizionit Clarence Gilyard i cili ishte i njohur për rolet dytësore në filmat Top Gun dh...