Art&Argëtim

"Ajo nuk është artiste"/ Antonela 'shpërthen' ndaj Big Mamës pas deklaratave: Ti sillesh si lo*e varileshëse, ke kaluar në post-menopauzë

Në shkrimin e gjatë që moderatorja ka postuar në instastory, nuk lë pa përfshirë edhe komente dhe etiketime ofenduese ndaj këngëtares. 

30 Nëntor 2022, 11:18 Nga a.l
"Ajo nuk është artiste"/ Antonela 'shpërthen'
Big Mamma dhe Antonela Berisha

TIRANË- Antonela Berisha ka reaguar pas deklarateve të këngëtares Besiana Kasami e njohur ndryshe si 'Big Mama', e cila në puntatën e një jave më parë te emisioni 'Zemër Luana' u shpreh se Antonela Berishën nuk e konsideron artiste.

Përmes një postimi në rrjetin social instagram, Berisha shkruan se nuk i merr të mirëqena komentet e këngëtares pasi i konsideron ato si veprime adoleshentësh. Në shkrimin e gjatë që moderatorja ka postuar në instastory, nuk lë pa përfshirë edhe komente dhe etiketime ofenduese ndaj këngëtares. 

E keni parasysh kohën kur jeni në gjimnaz që është cool të pish duhan, të lësh mësimin dhe të sillesh si loqe por të sillesh në të njëjtën mënyrë kur kalon të 30-at të bën automatikisht tio “varilesh-si” dhe të vonuari në jetë? Kështu edhe kur je vajzë të flasësh keq për vajzat e tjera/t’i tallesh, t’i lencosh/ apo të kesh përplasje direkte me ato vebale ose fizike të jep vëmendje dhe popullaritet kur je në atë fazë të jetës kur sapo të kanë ardhë periodat, ama kur je në post-menopauzë dhe ke të njëjtën sjellje…ka diçka më serioze”, shkruan ajo.

postimi i Antonela Berishës

Sherri midis Antonela Berishës dhe Big Mamës nisi për shkak të një sharjeje në serbisht, siç Antonela akuzoi Big Mamën se e kishte përdorur brenda ambienteve të shtëpisë së "Big Brother". Debati degradoi dhe Big Mama shpërtheu në ofendime para kamerave dhe më pas kërkoi me dëshirën e saj të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”./ Dosja.al

antonela berisha big mama

Sondazh

Poll