Art&Argëtim

Skandali me fushatën e arushave me zinxhirë/ Të gjithë kundër Balenciagës, grisen çantat dhe bluzat (VIDEO)

Në mediat sociale po vërshojnë dhjetër video me hashtagun #cancelBalenciaga. Klientët kanë kryqëzuar firmën e modës, duke shpërndarë video ku shihen sesi grisin, presin apo shkatërrojnë rrobat dhe çantat që kanë blerë nga kjo markë. 

30 Nëntor 2022, 12:51 Nga a.l
Skandali me fushatën e arushave me zinxhirë/ Të gjithë
Balenciaga

SHBA- Firma e modës 'Balenciaga' është kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes në internet, pasi në prezantimin e fundit të një fushate kontraverse shfaqeshin dy vajza të vogla duke mbajtur në duar çanta në formë arushi të veshur me atë që duket të jetë veshje skllavërimi. Deri dje, kjo markë e veçantë ishte sinonim i luksit, stilit të veçantë pasi pothuajse çdo krijim i dalë nga kjo shtëpi e modës ishte e një tjetër dimensioni, asaj jo normales.

Por çfarë e ktheu adhurimin masiv në zemërim kolektiv vetëm në pak ditë, për këtë markë? Në mediat sociale po vërshojnë dhjetër video me hashtagun #cancelBalenciaga. Klientët kanë kryqëzuar firmën e modës, duke shpërndarë video ku shihen sesi grisin, presin apo shkatërrojnë rrobat dhe çantat që kanë blerë nga kjo markë. 

@kermitnotkaren I don’t accept your aplogy Balenciaga. This is my opinion. Do your research and have your oën opinion. #cancelbalenciaga #fyp ♬ original sound - kermitnotkaren

 

@singlemomattorney Disgusted ëith everything else that has come to light since the release of their campaign #cancelbalenciaga #momsoftiktok #balenciaga ♬ Spooky, quiet, scary atmosphere piano songs - Skittlegirl Sound

 

@thedailyaus Fashion label Balenciaga have come under fire for controversial holiday campaign #balenciaga #cancelbalenciaga #cancelbalenciaga2021 #cancelbalenciaga2022 #kimkardashian #kim ♬ original sound - thedailyaus

Blerësit në internet i vunë re reklamat dhe nuk u kursyen, duke i quajtur imazhet “të frikshme” dhe “të gabuara”.  Kompania kërkoi falje dhe tha se po ndërmerr veprime ligjore “kundër palëve përgjegjëse për krijimin e setit dhe përfshirjen e artikujve të pamiratuar për fotosesionin në fjalë”. Balenciaga tha se hoqi reklamat nga të gjitha platformat e saj dhe tha se “çantat e saj prej pelushi të ariut nuk duhet të ishin paraqitur me fëmijë në këtë fushatë”.

Kompania mund të jetë bërë e njohur dekada më parë për fustanet e saj të bukura të mbrëmjes, por prej kohësh ajo ka spikatur për këpucët e saj të çuditshme prej 1850 dollarësh me pëlhurë të gërryer, çantat prej shumë mijëra eurosh që duken si qese plehrash dhe kominoshe të çuditshme./ Dosja.al

balenciaga

Sondazh

Poll