Politike

Konflikti me armë për listat në degën e PD-së në Kurbin, Flamur Noka: Shihni anën pozitive

Deputeti Flamur Noka ka komentuar ngjarjen, e në një prononcim tha se duhet të shihet vetëm ana pozitive e këtij procesi.

29 Nëntor 2022, 16:51 Nga k.m.
Konflikti me armë për listat në degën e PD-së në
Selia e PD

TIRANË- Anëtari i Partisë Demokratike në Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin, mëngjesin e sotëm ka rënë në prangat e Policisë. Deputeti Flamur Noka ka komentuar ngjarjen, e në një prononcim të shkurtër për ReportTv se duhet të shihet vetëm ana pozitive e këtij procesi.

“Duhet ta shohim pozitivisht procesin e primareve, jo kaq negativisht,”- tha Noka.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, pasi anëtari i Partisë Demokratikenë Kurbin, Van Rrica, i cili mbështet kandidatin Edmond Shkoza, kërkoi anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo u kundërshtua nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve. Në debat e sipër, Rica qëlloi me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

flamur noka

Sondazh

Poll