Bota

Ndihmësja e Pallatit Mbretëror jep dorëheqjen për komente raciste dhe të papranueshme ndaj një gruaje me ngjyrë

Ngozi Fulani, themeluesja e një shoqate bamirësie që mbështet viktimat e abuzimit në familje, thotë se ajo ishte pyetur vazhdimisht nga një ndihmës mbretëror se nga ishte "në të vërtetë".

30 Nëntor 2022, 14:53 Nga d.a.
Ndihmësja e Pallatit Mbretëror jep dorëheqjen për komente
Ngozi Fulani

BRITANI- Një punonjëse e Pallatit Mbretëror Buckingham ka kërkuar falje dhe ka dhënë dorëheqjen për "komentet e papranueshme" të bëra ndaj një mysafiri britanik me ngjyrë në një pritje të organizuar nga Queen Consort.

Sipas BBC, Ngozi Fulani, themeluesja e një shoqate bamirësie që mbështet viktimat e abuzimit në familje, thotë se ajo ishte pyetur vazhdimisht nga një ndihmës mbretëror se nga ishte "në të vërtetë".

Në eventin e mbajtur në Pallatit Buckingham ajo ishte pyetur se nga cili shtet afrikan ishte, ndërkohë që pallati tha se po e merrte incidentin "jashtëzakonisht seriozisht".

Një dëshmitar okular i bisedës, Mandu Reid, tha se pyetjet e bëra ndaj Fulanit ishin "fyese, raciste dhe jo mirëpritëse". Reid tha se kishte një "ndjenjë mosbesimi" në lidhje me shkëmbimin me një anëtar të familjes mbretërore, në të cilën Fulani "u mor në pyetje" se nga ishte edhe pse ajo kishte shpjeguar se kishte lindur dhe jetonte në MB.

Fulani është themeluesja e bamirësisë me bazë në Londër Sistah Space, e cila mbështet gratë me ngjyrë që janë përballur me abuzime në familje dhe seksuale. Së bashku me 300 të ftuar, ajo ishte ftuar në një pritje të profilit të lartë në Pallat të martën, ku bashkëshortja e Mbretëreshës, Camilla, kishte paralajmëruar për një "pandemi globale të dhunës ndaj grave".

Por pas ngjarjes, Fulani përshkroi bisedën e saj në Twitter, ku u sfidua nga një ndihmës mbretëror për të shpjeguar se nga ishte.

Ajo tregoi se tha: "Ne jemi me bazë në Hackney," dhe ndihmësi u përgjigj: "Jo, nga cila pjesë e Afrikës jeni?"

Ajo tha: “Nuk e di, nuk kanë lënë asnjë shënim”, dhe anëtari i Pallatit i është përgjigjur: "Jo, por çfarë kombësie jeni?"

"Unë kam lindur këtu dhe jam britanike." u përgjigj ajo, ndërkohë që punonjësja insistoi: “Jo, por nga vini vërtet, nga vijnë njerëzit tuaj?"

ngozi fulani buckingam palace mandu reid

Sondazh

Poll