Bota

Dështon miratimi i rezolutës së propozuar nga AAK në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kryetari Glauk Konjufca ka mbyllur punimet e interpelancës së sotme pas numërimit të votave, ku të pranishëm ishin 64 nga 77 deputet.

30 Nëntor 2022, 14:37 Nga d.a.
Dështon miratimi i rezolutës së propozuar nga AAK në lidhje
Kuvendi i kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka hedhur poshtë rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 42 vota kundër, 21 pro dhe një abstenim.

Kryetari Glauk Konjufca ka mbyllur punimet e interpelancës së sotme pas numërimit të votave, ku të pranishëm ishin 64 nga 77 deputet.

“Kuorum kemi pasë, s’miratohet. I mbyllim edhe punimet e kësaj interpelance dhe menjëherë kalojmë te seanca tjetër”.- u shpreh Konjufca.

Ja cila ishte rezoluta e AAK-së, të cilën e lexoi në fillim të seancës kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj:

1. Institucionet e Kosovës, Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe nivelet e tjera shtetërore, të fillojnë dialogun me serbët që janë larguar nga institucionet për t’i kthyer prapë aty;

2. Qeveria të nisë me komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën;

3. Të kërkohet një samit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës disaditor deri në përmbylljen e marrëveshjes finale me njohje reciproke Kosovë-Serbi.

mblidhet kuvendi i kosoves rezoluta e aak tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll