Bota

“E ke pranuar asociacionin”, Abdixhiku debaton me Kurtit në Kuvend në lidhje me situatën në veri

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të Kosovës pas fjalimit të kryeministrit, Albin Kurti ka akuzuar atë se ka pranuar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me marrëveshjen e nënshkruar për targat në Bruksel më 23 nëntor.

30 Nëntor 2022, 14:00 Nga d.a.
“E ke pranuar asociacionin”, Abdixhiku debaton me Kurtit në
Kurti dhe Abdixhiku

KOSOVË- Kryeministr i i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë debatuar në interpelancën e Kuvendit të sotëm në lidhje me situatën në veri të Kosovës si dhe mungesën e policëve.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të Kosovës pas fjalimit të kryeministrit, Albin Kurti ka akuzuar atë se ka pranuar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me marrëveshjen e nënshkruar për targat në Bruksel më 23 nëntor.

“E keni pranuar Asociacionin. Mund të ketë dyshime se sa është i mirë, por e keni pranuar. Në marrëveshjen e parë që keni nënshkruar, zotoheni për implementim. Çfarë ndryshimi është ky?”.- tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit, e cila është duke vazhduar, është ftuar për interpelancë për “masat urgjente të Qeverisë në raport me situatën e krijuar në vend” ku theksoi se ekzekutivi nuk varet nga votat e Listës Serbe.

“Duhet të jemi të gëzuar që Qeveria nuk varet nga Lista Serbe sepse deri tani do të kishte ndonjë mocion mosbesimi”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në interpelancën e thirrur për gjendjen në veri.

Në një fjalim para deputetëve në Kuvend, ai e ka mbrojtur qasjen që ka për dialogun me Serbinë. Ka theksuar se qytetarët kanë votuar masivisht për një qasje të re në dialog.

“Kam ftuar politikanët për konsultim, përfshirë edhe thirrësin e interpelancës [Ramush Haradinaj]. Ajo që na bashkon është sovraniteti dhe integriteti territorial. Qytetarët kanë votuar për qasjen e re në dialog. Kritikat i mirëpres, por në të njëjtën kohë, duhet ta kuptoni qartësisht, drejtësinë dhe dobinë e kësaj qasje të re. Sikur të ishim sikur qeveritë e kaluara, kur vareshin nga Lista Serbe, ndoshta do të kishte mocion mosbesimi pas këtyre veprimeve që kemi bërë, por ja që ka ndodh ndryshimi i madh dhe kjo nuk po bëhet e mundur. Duhet të gëzohemi që Qeveria nuk varet nga Lista Serbe, që jemi pavarësuar nga strukturat ilegale që kanë pasur qëllim destruktivitetin e vendit”, ka theksuar Kurti.

Ai gjatë fjalimit të tij foli për dorëheqjet e zyrtarëve serbë të Policisë. Ai tha se nuk ka qenë vendim i tij, derisa tregoi se cila ka qenë arsyeja e dorëheqjeve.

Çështja e trajtimit të dorëheqjeve të zyrtarëve policorë nuk është vendim i imi, as i MPB-së, nuk është vendim politik. Vendim politik ka qenë dorëheqja politike. Për bindjen time, për arsye të paqena, thoshin morale dhe individuale e teksti krejt i njëjtë për secilin prej tyre. E njëjta krizë morale e individuale i kishte kapur kolektivisht bashkë secilin prej tyre me tekstin identik te dorëheqjes, ky është vendim politik. E përsëris thirrjen që asnjë serb të mos i braktisë institucionet. E tillë do të jetë edhe në ditët në vijim… Institucionet nuk janë të qeverisë dhe të një komuniteti, janë të të gjithë qytetarëve të Republikës”, tha ai.

Themelimi i Asociacionit është parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja ishin pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij. Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

albin kurti lumir abdixhiku mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll