Bota

Vendimi i ambasadorëve për vizat, Kurti: Një mirënjohje ndaj presidencës çeke, e kemi merituar

Kurti u shpreh se e mirëpret këtë vendim dhe për të cilin tha se është i vonuar, gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe ndaj presidencës çeke.

30 Nëntor 2022, 14:20 Nga d.a.
Vendimi i ambasadorëve për vizat, Kurti: Një mirënjohje ndaj
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përshëndur vendimin e ambasadorëve të BE që ranë dakord sot për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kurti u shpreh se e mirëpret këtë vendim dhe për të cilin tha se është i vonuar, gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe ndaj presidencës çeke.

“E mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për liberalizimin e vizave për Kosovën, një mirënjohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Mirënjohës ndaj Presidencës çeke dhe mezi pres finalizimin e këtij procesi”.- u shpreh Kurti.

albin kurti liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll