Politike

Problemet me artikulimin, revoltohet Rudina Hajdari: Shqip ndoshta s’di…po anglishten e flas shumë mirë me amerikanët, nd

4 Shtator 2019, 09:26 Nga DOSJA
Problemet me artikulimin, revoltohet Rudina Hajdari: Shqip ndoshta

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari, e cila vendosi të qendronte në parlament, pas djegies së mandateve, ka komentuar gafat që bën thuajse në çdo dalje publike. E fundit ishte ajo e seancës së të hënës kur Hajdari në vend të thoshte se Basha-Kryemadhi-Rama përçmojnë Shqipërinë, tha “ne do e përçajmë Shqipërinë”.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja e revolutuar shkruan se ka 17 vite në SHBA, e ndaj bën lapsuse. Ajo thotë se ka probleme me lapsuse në shqip, por kur flet anglisht shkëlqen.

“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre. Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me amerikanët, gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale”, thotë Hajdari.

Deputetja Rudina Hajdari, është e famshme për gafat e saj jo vetëm me artikulimin e gjuhës shqipe. Ajo do të mbahet mend gjatë kur tha në Kuvend se në Letoni humbën jetën 3 ushtarakë shqiptarë. Për më shumë, ndiqni tag-un e krijuar nga Dosja.al: “Gafat e Rudina Hajdari”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gafat e rudina hajdarit gafat e rudina hajdarit

Sondazh

Poll