Porti i ri në Porto Romano, zgjidhet modeli C2 (zhvillim në breg): Kosto më të ulët; Lidhje 8 km me hekurudhën
Porti i ri Qeveria mes dy alternativave për zhvillimin e Portit të ri në Porto Romano, ku do të zhvendoset aktiviteti i atij aktual n&e...
Punësimi është rritur në BE-EQL gjatë dy dekadave të fundit, pavarësisht nga tkurrja e popullsisë në moshë pune. Punëdhënësit punësuan jo vetëm të papunët e mëparshëm, por po përdorin edhe politikat e relaksuara të imigracionit për të tërhequr punëtorë të huaj, veçanërisht nga Ukraina dhe Ballkani Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova).
Vendet anëtare të BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore (BE-EQL) po përjetojnë mungesa në rritje të fuqisë punëtore pas pandemisë COVID-19. Rënia e vazhdueshme demografike sugjeron se mungesa e fuqisë punëtore do të bëhet më e fortë me kalimin e kohës.
Si rrjedhojë fuqia negociuese e punës është rritur, pagat janë rritur përgjithësisht përpara produktivitetit të punës dhe grevat kanë nisur të rishfaqen. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në një studim të posaçëm vuri ne dukje se kërkesa në rritje për punonjës në Europën Perëndimore dhe atë Lindore do të theksojë më tej emigrimin nga vendet jo natare të BE, sidomos nga Ballkani Perëndimor.
Punësimi është rritur në BE-EQL gjatë dy dekadave të fundit, pavarësisht nga tkurrja e popullsisë në moshë pune. Punëdhënësit punësuan jo vetëm të papunët e mëparshëm, por po përdorin edhe politikat e relaksuara të imigracionit për të tërhequr punëtorë të huaj, veçanërisht nga Ukraina dhe Ballkani Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova).
Çekia, Hungaria, Sllovenia dhe Sllovakia dhe së fundmi Polonia janë bërë pranues neto të emigrantëve, ndërsa në Bullgari emigracioni kompenson kryesisht vendasit që shkojnë jashtë.
Normat e vendeve të lira të punës në prodhim në vitin 2021 në shumicën e vendeve të BE-së dhe EQL-së tejkaluan nivelet e 2018/2019 . Të dhënat e sondazhit me bizneset sugjerojnë se mungesa e fuqisë punëtore është tani përsëri në agjendë në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomive BE-EQL. Për shembull, 48% e firmave në industrinë hungareze raportojnë punën si një kufizim në prodhim, një rritje nga 31% në 2014 dhe mbi 41% në Poloni dhe Slloveni.
Në të gjitha vendet e BE-EQL (përveç Rumanisë dhe Çekisë), përqindja e ndërmarrjeve që raportojnë mungesa e fuqisë punëtore si pengese për prodhimin është më i lartë se mesatarja e BE-së.
Rënia e popullsisë në moshë pune të vendeve të BE-EQL është kompensuar pjesërisht nga integrimi i popullsisë më parë joaktive në tregun e punës, por në të njëjtën kohë, kërkesa për punë është rritur dukshëm në vazhdën e rritjes ekonomike, veçanërisht që nga viti 2015.
Çekia e kishte papunësinë 2% të fuqisë punëtore në 2019, ndërsa aktualisht e ka afër zeros.
Rekrutimi i punëtorëve nga jashtë, qoftë nga vende të tjera në BE ose nga vende të treta është më së shumti si një masë për të përballuar situatën. Për të rregulluar hyrjen e punëtorëve e huaj, të gjitha vendet kanë lehtësuar regjimin e lejeve të punës për të huajt./MONITOR
Porti i ri Qeveria mes dy alternativave për zhvillimin e Portit të ri në Porto Romano, ku do të zhvendoset aktiviteti i atij aktual n&e...
Foto Ilustruese MALIQ- Drejtuesi i makinës që aksidentoi për vdekje 58-vjeçarin në fshatin Drithas në Maliq ë...
Makinat me flamujt kuqezi TIRANË- Festa për 110-vjetorin e pavarësisë së vendit po vazhdon edhe sot në rrugët e Tiran&eu...
Foto Ilustruese GOLEM- Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme Golem. Mësohet se i moshuari sapo kishte ardhur nga...
Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe përcaktimin e &cced...
Foto Ilustruese MALIQ- Drejtuesi i makinës në aksidentin e sotëm në Maliq është larguar nga vendngjarja menjëher&eu...
Fatos Lubonja TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i cilësoi festimet në kuadër të festës së Pavarësisë dhe të ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian njoftoi të martën se kishte zbuluar një mashtrim ndërkombëtar tatimor t&...
Kanabis ANGLI- Një shqiptar është kthyer në paraburgim për tu gjykuar në Gjykatën e Bradford Crown më 15 shkurt, i ...
Ervis Martinaj TIRANË- Xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj ka deklaruar se nipi i tij është vrarë nga 6 banda të organiz...