Aksidenti në Maliq, policia: Po punohet për identifikimin e autorit, u arratis sa përplasi 58-vjeçarin
Foto Ilustruese MALIQ- Drejtuesi i makinës në aksidentin e sotëm në Maliq është larguar nga vendngjarja menjëher&eu...
Kështu nga dita e nesërme nafta do të tregohet me 206 lekë duke e ulur me 5 lekë ndërsa benzina do të tregohet me 191 lekë duke u ulur me 3 lekë nga mbledhja e shkuar.
TIRANË- Bordi i Transparencës, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe përcaktimin e çmimit të hidrokarbureve është mbledhur ditën e sotme dhe ka publikuar çmimet e reja të tregtimin të karburantëve në vend. Kështu nga dita e nesërme nafta do të tregohet me 206 lekë duke e ulur me 5 lekë ndërsa benzina do të tregohet me 191 lekë duke u ulur me 3 lekë nga mbledhja e shkuar. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, i cili me pakicë do të shitet 71 lekë për litër dhe me shumicë 59 lekë për litër.
Njoftimi i Bordit:
Vendim i Bordit të Transparencës 29.11.2022 Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Foto Ilustruese MALIQ- Drejtuesi i makinës në aksidentin e sotëm në Maliq është larguar nga vendngjarja menjëher&eu...
Fatos Lubonja TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i cilësoi festimet në kuadër të festës së Pavarësisë dhe të ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian njoftoi të martën se kishte zbuluar një mashtrim ndërkombëtar tatimor t&...
Kanabis ANGLI- Një shqiptar është kthyer në paraburgim për tu gjykuar në Gjykatën e Bradford Crown më 15 shkurt, i ...
Ervis Martinaj TIRANË- Xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj ka deklaruar se nipi i tij është vrarë nga 6 banda të organiz...
Ervis Martinaj TIRANË- Xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj ka thyer sot heshtjen për zhdukjen e nipit të tij. Duke folur në emisio...
Foto Ilustruese MALIQ- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti në Maliq të pasdites së sotme. Mësohet se një makin&e...
Blendi Gonxhe TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka sqaruar qëndrimin e tij dhe...
Foto ilustruese MALIQ- Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq. Mësohet se një makinë ka përpla...
Foto ilustruese TIRANË- 8 qytetarë janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë...