Aktualitet

Aksidenti në Maliq, policia: Po punohet për identifikimin e autorit, u arratis sa përplasi 58-vjeçarin

Policia ka deklaruar se po punohet për identifikimin e autorit

29 Nëntor 2022, 21:26 Nga I.A
Aksidenti në Maliq, policia: Po punohet për identifikimin e autorit, u
Foto Ilustruese

MALIQ- Drejtuesi i makinës në aksidentin e sotëm në Maliq është larguar nga vendngjarja menjëherë sapo ka përplasur dy vëllezërit me biçikletë. Policia ka deklaruar se po punohet për identifikimin e autorit. 

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.11.2022, në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, një automjet ka aksidentuar biçiklistin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident me vdekje ne maliq

Sondazh

Poll