Aktualitet

Aksidenti në Maliq, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i makinës

29-vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe largijm nga vendi i aksidentit.  

29 Nëntor 2022, 23:00 Nga I.A
Aksidenti në Maliq, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i makinës
Foto Ilustruese

MALIQ- Drejtuesi i makinës që aksidentoi për vdekje 58-vjeçarin në fshatin Drithas në Maliq është identifikuar dhe arrestuar mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 29-vjeçar me inicialke G.T, i cili përplasi për vdekje 58-vjeçarin që po lëvizte me vëllain e tij me biçikleta. 29-vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe largijm nga vendi i aksidentit.  

Njoftimi i Policisë:

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin R. Sh. dhe më pas u largua nga vendngjarja. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident rrugor, ju bëjmë me dije se: Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, falë një pune intensive hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

aksident me vdekje ne maliq

Sondazh

Poll