Aktualitet

Konflike me banorët e zonës, arrestohet 65-vjeçari në Golem, sekuestrohet kallashnikovi 

Mësohet se i moshuari sapo kishte ardhur nga Italia dhe kishte probleme me banorët e zonës në fshatin Karpen.

29 Nëntor 2022, 22:14 Nga I.A
Konflike me banorët e zonës, arrestohet 65-vjeçari në
Foto Ilustruese

GOLEM- Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme Golem. Mësohet se i moshuari sapo kishte ardhur nga Italia dhe kishte probleme me banorët e zonës në fshatin Karpen.

Gjatë kontrollit të banesës së 65-vjeçarit me emrin Ismail Sopi është gjetur një kallashnikov me dy karikatorë si dhe municione. I moshuari është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që dyshohet se ai armën do e përdorte, për shkak të problemeve që kishte. 

ismail sopi

Sondazh

Poll