Aktualitet

Prodhonte lëndë narkotike, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Britani, pritet gjykimi më 15 shkurt

Anduel Rupo, 31 vjeç, pa adresë fikse, ndodhet në burgun e Leeds i akuzuar për veprën e supozuar që thuhet se është kryer në Westgate, Bradford, më 30 tetor të këtij viti.

29 Nëntor 2022, 19:57 Nga I.A
Prodhonte lëndë narkotike, arrestohet 31-vjeçari shqiptar
Kanabis

ANGLI- Një shqiptar është kthyer në paraburgim për tu gjykuar në Gjykatën e Bradford Crown më 15 shkurt, i akuzuar për prodhim kanabisi. Anduel Rupo, 31 vjeç, pa adresë fikse, ndodhet në burgun e Leeds i akuzuar për veprën e supozuar që thuhet se është kryer në Westgate, Bradford, më 30 tetor të këtij viti.

Westgate është një rrugë kryesore në qendër të qytetit që kalon nëpër zonën e quajtur shpesh 'maja e qytetit' dhe shkon drejt White Abbey Road. Gjykatësi Jonathan Rose caktoi datën e gjykimit të tij sot kur një përkthyes do të jetë i pranishëm për të ndihmuar të pandehurin.

anduel rupo shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll