Sport

“Kam akoma një shtëpi në Torino”, Del Piero shpall kandidaturën për president te Juventusi, mikesha e Agnellit: “Ka vetëm një president”

Alessandro Del Piero dhe Giorgio Chiellini. Në ‘tërmetin’ që goditi botën e Juventusit, tifozët bardhezi thërrasin emrin e dy ish-ve të mëdhenj.

29 Nëntor 2022, 14:20 Nga DOSJA

“Kam akoma një shtëpi në Torino”, Del Piero shpall

ITALI- Alessandro Del Piero dhe Giorgio Chiellini. Në ‘tërmetin’ që goditi botën e Juventusit, tifozët bardhezi thërrasin emrin e dy ish-ve të mëdhenj. Duke thënë se Exor ka treguar tashmë emrin e kandidatit presidencial  (Gianluca Ferrero do të jetë pasuesi i Andrea Agnelli), shpresa e tifozëve është të shohin sërish në shoqëri një njeri me ADN-në bardhezi, një flamur që ndoshta me rolin e presidentit të nderit mund të japë garanci në një moment delikat.

Gjithmonë i dashur nga populli i tij, por jo në marrëdhënie kaq të mira me ish-presidentin Andrea Agnelli, menjëherë pas dorëheqjes së tij, mbrëmë Alex komentoi nga Katari: "Kam kaluar më shumë se 20 vjet te Juventus, marrëdhënia ime me tifozët dhe klubin është shumë, shumë e thellë. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm, çdo lajm për Juventusin më përfshin dhe më prek mua. Unë e di se cili është plani, askush nuk më ka thirrur, por e njoh shumë mirë klubin. Unë kam ende një shtëpi në Torino. Është një gjë e trishtueshme sepse ata janë të gjithë miqtë e mi: nga Andrea Agnelli te Pavel Nedved", tha Del Piero.

MESAZHI I MIKESHËS

Ndër mesazhet e para që mori Andrea Agnelli pas dorëheqjes si president i Juventusit, ishte ai i Deniz Akalin. Ajo është mikesha e tij që prej vitit 2015: “Nga t’a nis… Pas 12 vitesh punë ditë e natë, sot mbyll një kapitull të jetës tënde si President i Juventusit”, tha modelja turke. “Vetëm unë dhe ti i dimë të gjitha sakrificat që ke bërë, të gjitha përpjekjet që ke bërë. 9 kampionate radhazi të Serisë A, 5 Kupa të Italisë, 4 prej të cilave radhazi, 4 fitore të Superkupës. Pastaj 5 kampionate radhazi për femra, 2 Kupa Italie për femra, 3 Superkupa për femra, 1 Kupë Italie në Serinë C. Askush nuk mund t’i fshijë ato dhe dyshoj se dikush do të jetë në gjendje t’i afrohet ndonjëherë triumfit të 29 trofeve”.

“Ti më pyet gjithmonë se çfarë dua më shumë tek ty dhe unë gjithmonë përgjigjem, mënyra se si punon – vazhdon letra -. Nuk ndalesh, je koherent dhe këmbëngulës. Përgjegjësia është në gjakun tënd. Asnjehrë nuk ike, edhe kur do të thoshte të merrje fajin për të tjerët. Apo edhe për gabime që nuk ishin të tuat. Gjithmonë e vendos fytyrën në disfata, në momente të vështira, në vendime të vështira. Do të doja të kisha gjysmën e guximit dhe integritetit që ke.

Sot, unë jam jo vetëm pranë teje, por jam me krenari dhe të falënderoj për gjithçka që ke arritur ndër vite për Juventusin, për familjen tënde, për ne. Ka vetëm një President dhe për mua do të jesh gjithmonë ti. Mezi pres të shoh se çfarë na rezervon e ardhmja dashuria ime. Unë jam thjesht e sigurt se krah për krah ne do ta bëjmë atë më të mirë se çdo gjë që presim. Unë të dua! Dje Sot dhe Nesër”.

E.Ç (Dosja.al)

del piero juventus

Sondazh

Poll