Sport

Trajneri Song për përjashtimin e Onanës: "Ekipi është mbi individualitetet"…

Trajneri kamerunas flet për polemikat që kanë përfunduar me largimin e portierit të Interit nga skuadra për arsye disiplinore.

29 Nëntor 2022, 11:54 Nga DOSJA

Trajneri Song për përjashtimin e Onanës: "Ekipi

KATAR - Rigobert Song, trajneri i Kamerunit, ka shpjeguar pas barazimit të ekipit të tij ndaj Serbisë (3-3), vendimin që portieri André Onana të largohej nga kampi i skuadrës afrikane, duke këmbëngulur se "skuadra është mbi individualitetet" dhe se vendimi është marrë, sepse ata duan të tregojnë "një frymë disipline dhe respekti".

"Pozicioni i portierit është shumë i rëndësishëm. Jemi në një turne të vështirë dhe e di atë që duhet të bëj, të sigurohem që skuadra të jetë mbi individualitetet. Onana donte të largohej dhe ne e pranuam. Janë 26 lojtarë në këtë ekip, punojmë së bashku për këtë kompeticion dhe ne duam të tregojmë atë frymë disipline dhe respekti. Ne jemi këtu për ta dëshmuar atë. Ai është një portier i madh, por ne fokusohemi te ekipi",- tha ai në një konferencë për shtyp për polemikat e gjeneruara për portierin e Interit.

"Duhet të përshtateni me disiplinën e ekipit. Nëse nuk mund ta bëni, nëse nuk mund të përshtateni me atë që kërkojmë nga ky ekip, mendoj se është e nevojshme të largoheni dhe të mbani përgjegjësi. Ekipi është më i rëndësishëm sesa individualitete”,- shtoi ai. “Pranoj përgjegjësinë për vendimin”,- tha trajneri i Kamerunit, i cili, pavarësisht se nuk kishte portierin titullar, barazoi 3-3 kundër Serbisë.

Trajneri Song për përjashtimin e Onanës: "Ekipi

"Ne pamë lojtarët tanë që reaguan shumë mirë dhe unë i përgëzoj për këtë. Ajo që mësojmë nga kjo lojë është se ne kemi kapacitetin për të reaguar. Ne kemi një ekip që kapërcen vështirësitë dhe kjo është shumë e rëndësishme; na jep një dimension të ri për partia tjetër”,- u shpreh ai. "Unë besoj fort në lojtarët e mi dhe e di që mund të jemi më mirë se sa ishim sot. Kundër Zvicrës treguam disa nga ato që mund të bënim, por sot ishte më mirë dhe ne po përmirësohemi. Ata janë lojtarë të rinj dhe na duhet kohë për të përparuar. edhe pse nuk kemi shumë”,- përfundoi ai.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll