Sport

Mehdi Taremi, aseti dhe xhevahiri i Iranit në Botërorin ‘Katar 2022’…

Me shkëlqim këtë sezon me Porton, Mehdi Taremi, 30 vjeç, është iraniani më vendimtar që nga fillimi i Kupës së Botës.

29 Nëntor 2022, 11:13 Nga DOSJA

Mehdi Taremi, aseti dhe xhevahiri i Iranit në Botërorin ‘Katar

KATAR - “Ne kemi ardhur për të luajtur futboll, jo vetëm ne, por të gjithë lojtarët e pranishëm në Katar”. Ashtu si lojtarët e tjerë të kombëtares iraniane, edhe Mehdi Taremi nuk i ka shpëtuar pyetjeve për revoltën që ka prekur vendin e tij prej gati dy muajsh dhe vdekjen e të resë Mahsa Amini. Megjithatë, ai ka preferuar ta rifokusojë debatin në terren, ku ai shprehet më së miri.

Që nga fillimi i Botërorit, ai është iraniani më vendimtar me një dopietë të shënuar gjatë ndeshjes kundër Anglisë (2-6), më pas një asistim për Ramin Rezaeian disa minuta, pasi shkaktoi përjashtimin e Wayne Hennessey, portier i Uellsit ( 2-0). Mbrëmjen e kësaj të marte, kundër Shteteve të Bashkuara (20:00), ai mund të shquhet sërish dhe të lejojë ekipin e tij të arrijë në fazën eliminatore për herë të parë në historinë e tij.

Paraqitjet e tij në Botëror janë në përputhje me ato që ka arritur këtë sezon me FC Porto. Ish-lojtari i Persepolis (2014-2018), ku u rekrutua nga legjenda iraniane Ali Daei, shënoi 13 gola në 19 ndeshje me ‘Dragons’, përfshirë pesë në Champions League. Nuk është çudi që trajneri i tij, Sergio Conceiçao, e konsideron sulmuesin shtatlartë (1.90 m), si një lojtar "më të zgjuar se mesatarja".

“Ai nuk është shumë i shpejtë, por kur vrapon, arrin të jetë më i shpejtë se të tjerët”, shton Damien Furtado, sulmuesi i Saint-Geneviève-des-Bois (N2), i cili luajti me Taremin në Rio Ave (2019-2020). Ai është gjithmonë i vendosur mirë, ai është i drejtë në kontrollet e tij dhe në kapjen e topit. Mehdiu, - shton ai,- nuk ka ardhur në Europë për të qeshur. Ashtu si në Katar, ku preferon të shkëlqejë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll