Art&Argëtim

FOTOT/ Dua Lipa mbush Sheshin “Skënderbej”, mbyll në Shqipëri kapitullin "Future Nostalgia"

Në nisje të koncertit, ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj "Future Nostalgia".

29 Nëntor 2022, 10:24 Nga k.m.
FOTOT/ Dua Lipa mbush Sheshin “Skënderbej”, mbyll në
Dua Lipa

TIRANË- Festimet për 28 nëntorin, në 110-vjetorin e Pavarësisë kulmuan me festivalin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa. Koncerti ka nisur me këngëtaren Elvana Gjatën dhe më pas skena është pushtuar nga Dua Lipa, për të cilën qindra shqiptarë ishin mbledhur për ta ndjekur duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta. Në nisje të koncertit, ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj "Future Nostalgia".

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, – tha ajo.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 2 ditë më parë Dua Lipa mori edhe nënshtetësinë shqiptare. Një ditë më pas ajo u pajies edhe me pasaportë. Këngëtarja tha se ishte shumë e nderuar për këtë akt.

dua lipa 110 vjetori i pavaresise

Sondazh

Poll