Art&Argëtim

Jennifer Lopez për ndarjen me Ben Affleck: Ndihesha sikur do të vdisja, ishte zemërthyer

Këngëtarja e njohur foli për romancën e saj të rindezur me aktorin dhe kujtoi dhimbjen që ndjeu pas përfundimit të fejesës së tyre të parë në vitin 2004.

29 Nëntor 2022, 09:45 Nga k.m.
Jennifer Lopez për ndarjen me Ben Affleck: Ndihesha sikur do të
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

SHBA- Rruga e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck drejt martesës nuk ishte aspak e lehtë. Në një intervistë të re për "Apple Music 1", këngëtarja e njohur foli për romancën e saj të rindezur me aktorin dhe kujtoi dhimbjen që ndjeu pas përfundimit të fejesës së tyre të parë në vitin 2004.

"Ishte shumë e dhimbshme pasi u ndamë,"-tha fillimisht ajo. Lopez, 53, vazhdoi: Sapo e anuluam atë dasmë 20 vjet më parë, ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja. E gjithë kjo më çoi në një rrugë ku për 18 vitet e ardhshme, nuk mund t'ia dilja, por tani, 20 vjet më vonë, gjithçka ka një fund të lumtur. Ka fundin më të "nuk do të ndodhte kurrë në Hollywood".

Lopez - e cila rindezi romancën e saj me Affleck, 50 vjeç, 17 vite pasi u ndanë për herë të parë, njoftoi të premten se do të publikojë një album të ri të titulluar 'This Is Me... Now', një këngë e rinovuar pas 'This Is 2002's Me.. After.

"I gjithë mesazhi i albumit është: ‘Kjo dashuri ekziston. Kjo është dashuri e vërtetë'. Mesazhi i albumit është - nëse ju, si unë ndonjëherë, keni humbur shpresën, pothuajse keni hequr dorë, mos e humbisni. Dashuria e vërtetë ekziston dhe disa gjëra zgjasin përgjithmonë dhe kjo është e vërtetë. Unë dua t'ia dërgoj këtë mesazh botës."

Në prill 2021, Page Six zbuloi se Lopez dhe Affleck ishin ribashkuar pas ndarjes së saj nga ish i fejuari Alex Rodriguez. Ata u fejuan një vit më vonë dhe më në fund u martuan në korrik 2022 në Las Vegas. Një muaj më vonë, ceremonia zyrtare u bë në rezidencën e Affleck. Binjakët 14-vjeçarë të Lopez, Max dhe Emma, ​​të cilët ajo i ka me Marc Anthony, e po ashtu edhe fëmijët e Affleck, Violet, 16, Serafina, 13 dhe Samuel, 10, që ai ka me aktoren Jennifer Garner.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll