Politike

‘Bojkotoni mediat’, “Reporterët pa Kufij” të ashpër ndaj Bashës: Vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve

3 Shtator 2019, 20:13 Nga DOSJA
‘Bojkotoni mediat’, “Reporterët pa Kufij” të

TIRANË- Organizata për mbrojtjen e gazetarëve “Reporterët pa Kufij” kanë reaguar lidhur me letrën që kryedemokrati Lulzim Basha u dërgonte anëtarëve të PD-së, duke i kërkuar që të bojkotonin mediat që sipas tij i bënin propagandë qeverisë.

“RSF” shpreh shqetësimin e saj lidhur me letrën e Bashës, duke theksuar se ai vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe besimin në media.

“Reporterët pa Kufij” shprehin keqardhje të fortë se lideri i opozitës Luzlim Basha u ka bërë thirrje fshehurazi anëtarëve të partisë së tij për të bojkotuar disa media nën pretekstin se ata i shërbejnë propagandës së kryeministrit Edi Rama. Duke vepruar kështu, Basha vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe dëmton besimin në media”, shkruan RSF.

Ditën e sotme gazeta zyrtare e Partisë Demokratike e akuzonte Alfred Lelën si të blerë nga Rama, pas qëndrimit kundër të tij për qarkoren e dalë në media, ku PD kërkonte nga zyrtarët e saj që të distancoheshin nga disa media, që sipas tyre janë nën kontrollin e qeverisë. Qarkorja ende nuk është mohuar nga PD, dhe është një tjetër akt i rëndë kundër lirisë së shtypit në Shqipëri, dhe sulmit në të cilin ndodhen mediat dhe gazetarët për të kryer punën e tyre.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike letra e bashes per mediat lulzim basha letra e bashes per mediat lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2019, 18:01

Lulzim Basha ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë e PD gjithë të deleguarit e partisë së tij në qarqe. “BalkanWeb” mëson se në mbledhje po diskutohet për plotësim...