Politike

Salianji: ‘Qarkoren e PD-së’ mund ta ketë shkruar PS-ja por ka disa të vërteta

4 Shtator 2019, 08:31 Nga DOSJA
Salianji: ‘Qarkoren e PD-së’ mund ta ketë shkruar PS-ja

Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka deklaruar se “qarkoren e brendshme të PD-së” mund ta ketë shkruar kushdo edhe pse aty  sipas tij thuhen disa të vërteta.

Në këtë qarkore jepeshin udhëzime për anëtarët e kryesisë këshillit kombëtar dhe ish-deputetët për mediet që duhet të shmangeshin pasi ishin të blera nga qeveria.

“Kjo e ashtuquajtura qarkore mund të mos jetë fare një dokument i dalë nga PD. Unë për vete nuk e kam marrë. Ajo mund të jetë bërë nga PS dhe aty janë futur edhe disa të vërteta dhe ndaj ka ngjitur ajo në publik. Ajo nuk ka asnjë vulë apo firmë të PD-së dhe unë nuk e di kush e ka hartuar. Unë e dënoj çdo sulm ndaj medieve si dhe neveris çdo gazetar që paguhet nga qeveria për të bërë propagandën e saj” , tha Salianji  në emisionin “Top Show”.

Në media disa ditë më parë qarkulloi një qarkore, ku thuhej se ishin porositë e Lulzim Bashës për demokratët, ku ndër to kishte renditur një listë mediesh dhe portalesh që lidershipi demokrat i konsideron se shkruajnë vetëm kundër saj.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2019, 18:01

Lulzim Basha ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë e PD gjithë të deleguarit e partisë së tij në qarqe. “BalkanWeb” mëson se në mbledhje po diskutohet për plotësim...