Politike

“Silikon Mix”, urdhri i Peleshit për futjen në treg të kimikatit, Arta Marku kërkon nisjen e hetimeve (Kërkesa)

4 Shtator 2019, 05:51 Nga DOSJA
“Silikon Mix”, urdhri i Peleshit për futjen në treg

Tiranë- Pas publikimit të lajmit se Niko Peleshi, ish-ministri i Bujqësisë ka lejuar shitjen e kimikatit “Silicon Mix”, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka kërkuar nisjen e hetimeve. Marku kërkon nisjen e hetimeve për ish-ministrin pasi dyshohet se ka lëshuar urdhrin për zhllokimin e këtij insekticidi, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve dhe ka pasoja të dëmshme.

“Bashkëlidhur ju dërgojmë  për vlerësim ligjor sipas kompetencës, të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e detyrës prej shtetasit Niko Peleshi. Konkretisht, nga publikimet e fundit rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë, ka lëshuar në kundërshtim me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme. Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të ligjit “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cenuar sekretin hetimor, kërkojmë informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit”, thuhet në shkresë.

Peleshi akuzohet se ka zhbllokuar në mënyrë të paligjshme një ngarkesë të bllokuar nga AKU prej 4600 litra me kimikatin e njohur si “Silikon Mix”. Shkelja është konstatuar nga KLSH që thotë se për t’u bërë zhbllokimi fillimisht duhet të ishin bërë analizat e produktit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike “silikon mix” niko peleshi urdhri i peleshit për helmin “silikon mix” niko peleshi urdhri i peleshit për helmin

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2019, 18:01

Lulzim Basha ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë e PD gjithë të deleguarit e partisë së tij në qarqe. “BalkanWeb” mëson se në mbledhje po diskutohet për plotësim...