Politike

Ditmir Bushati në krye të Vetëvendosjes? Albin Kurti i hap ‘derën’: Do doja të bashkëpunoja me të

4 Shtator 2019, 08:21 Nga DOSJA
Ditmir Bushati në krye të Vetëvendosjes? Albin Kurti i hap

TIRANE– Albin Kurti thotë se deputeti socialist Ditmir Bushati është një emër që dëshiron të bashkëpunojë me të. Në një intervistë për “Tempora”, Kurti tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, do të kalonte nga OJF në një parti, atëherë do të dëshironte një bashkëpunim me të.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Para disa ditësh aludohej se kreu i VV në Tiranë në rast se ajo do të shndërrohej nga një  OJF do të jetë zoti Ditmir Bushati. Spekulim?

Albin Kurti: Unë nuk di që zoti Bushati, për të cilin kam shumë respekt është bërë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e Vetëvendosjes këtu në Shqipëri e ka autonominë e vet. Nuk ua kam zgjedhur unë as Enisul Starovën drejtor bordi, as drejtor organizate Bojken Abazin, as Hysamedin Ferrajn, Elvis Hoxhën e Orges Hazizajn e shumë të tjerë.

Gazetarja: Mund të jetë momentumi kur një lëvizje prej Kosove të ketë një lider prej Shqipërie apo e kundërta?

Albin Kurti: Nuk e dyshoj që mund të ketë qenë me qëllim të mirë, por i përket organizatës dhe aktivistëve këtu të vendosin  se si do të ecin tutje dhe me kënd. Unë besoj se më shumë është lajm interesant sesa studim analizë, apo informacion i ndokund.  

Gazetarja: Ju do të kishit dashur ta kishte Bushatin në Vetëvendosje?

Albin Kurti: Unë dëshiroj të bashkëpunoj me të, por se çfarë forme merr ajo nuk më përket mua.

Disa ditë më parë, ish-ministri Ditmir Bushati, u aludua nga mediat pranë qeverisë se do të marrë drejtimin e lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Sipas tyre, Bushati po e shfrytëzon të gjithë këtë situatë, duke nxitur debate dhe replika artificiale me kryeministrin Edi Rama, për këtë ambicie politike. Kalimi për mediet, argumentohet nga qendrimi i Bushatit për ndryshimin e kufijve të Kosovës, që përkon me atë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti ditmir bushati ditmir bushati ne vetevendosje albin kurti ditmir bushati ditmir bushati ne vetevendosje

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2019, 18:01

Lulzim Basha ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë e PD gjithë të deleguarit e partisë së tij në qarqe. “BalkanWeb” mëson se në mbledhje po diskutohet për plotësim...